|
Tim
Shkupi: Hello
am I speaking to Elvir Muriqi
Elvir Muriqi: Yes,
Elvir speaking. Whos that?
Tim Shkupi: Tim Shkupi
from Albanur
Elvir Muriqi: Po, fol
shqip oj shqipe. New York-u eshte krejt kuq
e zi ne keto dite festive per flamurin tone
kombetar. New York-u di te flas edhe shqip.
Bronx-i eshte i shqiptareve. Tash edhe
Manhattan-i.
Tim Shkupi: Mire Elevir,
ka mundesi te zhvillojme nje bisede te
shkurter permes internetit me ju per AlbaNur?
Apo mos je i zenur?
Elvir Muriqi: Jo, jo..
nuk jam i zanun, vetem urdheroni
A mund te
refuzohet Tim Shkupi.
Tim Shkupi: FLM Elvir,
kete do ta kuptoje si kopliment. Ne fillim,
pra. Urime feste e 28 Nentorit.
Elvir Muriqi: Urime
edhe juve Tim Shkupi dhe mbare shqiptareve
kudo qe jane ne kete planet. Urime te
posacme edhe vizitoreve te AlbaNurit dhe te
Dashurise.
Tim Shkupi: Elvir ka
mundesi te na tregoni pak a shume si po e
kaloni ne keto dite festive ne New York?
Elvir Muriqi: Feste,
Feste Kombetare, po ka mbremje dhe
manifestime te ndryshme per diten e flamurit.
Po vlon New York-u. Por, une nuk kam edhe aq
kohe ti percjelli te gjitha per shkak te
ushtrimeve intensive qe kam cdo dite
Tim Shkupi: Pikerisht
kjo eshte arsyeja edhe pse ju thirrem. Te
shohim se deri ku ka arrit me pergatitje
The Kosova Kid Elvir Muriqi nga Bronx-i i
New Yorku-t. Pasi mecin e boksit e keni me 8
dhjetor ne Paradise Theater ne New York?
Elvir Muriqi:
Pergatitjet jane mire dhe po ushtroj per cdo
dite ne menyre intensive. Kam besim ne
veteveten se jam pergatitur shume mire,
ndihem mire dhe i qete dhe nuk dua kesaj
radhe te le te vendosin per mua gjyqtaret,
por dua ta vendosi mecin vet.
Tim Shkupi: E dini se
me kend do te boksoni te premten me 8
dhjetor ne Paradise Theater. Keni njohuri se
kush do te jete kundershtari i juaj? |