Navigation » Forum > MOST POPULAR ALBANIAN FORUMS ON THE INETERNET > Latest news about Albanian celibreties » Nota Festi 2004 Festival Muzikor Zbavites Shkup

Latest news about Albanian celibreties News and gossip about Albanian singers

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 02-23-2010, 11:04 AM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Nota Festi 2004 Festival Muzikor Zbavites Shkup


Ministria e Kultures jep 0 mjete per Nota Fest

Mbahu Nota Fest se titistet e Ali Ahmetit veshtire do ta kene te zhdukin kulturen dhe muziken shqiptare ne Maqedoni! Muzika nuk ka ngjyra politike! Kenga shqipe mbetet burim i harese per cdo shqiptar!


Nga burime te mbrendshme nga Ministria e Kultures, jemi njoftuar se gjate trajtimit te proekteve, proekti i Nota Festit per vitin 2005 nuk eshte diskutuar fare ne debate te komisionit muzikor te Ministrise se Kultures dhe se kjo eshte bere nen urdherin e sekretarit shteteror ne Ministrine e Kultures, Kastiot Abdylit.”- thote zevendes drejtori i festivalit “Nota Fest”, Bujar Idrizi.

Shkup, Festivali “Nota Fest” eshte festivali i vetem shqiptare ne Maqedoni. Ai çdo vit sjell hite te reja dhe kengetare qe pasurojne estraden shqiptare dhe argetojne popullin shqiptare gjate tere vitit. Ky festival ka vite te tera qe funksionon pa perkrahjen e Ministrise se Kultures edhe perkunder asaj se eshte festival i vetem i shqiptareve.

“Edhe perkunder faktit qe festivali dorezoi proekt serioz per “Nota Fest 2005” mirepo edhe per vitet e kaluara, Ministria e Kultures edhe kete vit vendosi ta injoroje plotesisht kete eveniment te rendesishem te kultures shqiptare ne Maqedoni dhe me gjere.”- thote zevendes drejtori i festivalit “Nota Fest”, Bujar Idrizi.

Edhe perkunder insistimit te tyre, deri me sot atyre nuk ju eshte sjellur asnje njoftim zyrytare me shkrim, ku ne menyre te argumentuar sqarohet pse Ministria e Kultures ka marre vendim te tille.

“Ajo qe me se shumti iriton eshte se kesaj radhe, diskriminimi nuk vie nga pala maqedonase por nga pala shqiptare te cilet mandatin e kane marre per te avancuar dhe jo eliminuar kulturen shqiptare.”- thote Idrizi.

Ne baze te disa burimeve te festivalit brenda Ministrise se Kultures, Idrizi thote se jane njoftuar se gjate trajtimit te proekteve, proekti i Nota Festit per vitin 2005 nuk eshte diskutuar fare ne debate te komisionit muzikor te Ministrise se Kultures dhe se fare nuk kane qene te njoftuar per perberjen e ketij komisioni dhe se tere kjo eshte bere nen urdherin e sekretarit shteteror ne Ministrine e Kultures, Kastriot Abdyli.

“Per fat te keq Kastriot Abdyli nuk e mesoi leksionin e kolegeve te tij nga Kosova dhe nga Shqiperia te cilet ne menyre aktive perkrahin evenimentet siç eshte Nota Festi.”- thote per “Lajm” zevendes drejtori i “Nota Festit”, Bujar Idrizi.

Ai thote se ky vendim perveç qe eshte i rende mbi festivalin, njekohesisht eshte sulm mbi te gjithe krijuesit dhe autoret shqiptare te cileve u cenohet e drejta te kene qasje ne mjetet publike, per te cilet nepermjet tatimit kontribuojme te gjithe.

Nga ana tjetrer ne mungese te sekretarit shteterore ne Ministrine e Kultures, Kastriot Abdylit i cili gjendet ne udhetim zyrtar ne Kroaci, keshilltarja e tij, Shkodrane Zenuni thote se Kastriot Abdyli ka vendosur te mos financon festivale te cilat jane me ngjyre politike.

“Ata thjeshte nuk meritojne qe ti financojme, nuk kane kualitet te mjaftueshem, nuk kane cilesi dhe jane te prekura me ngjyra politike.”-thote Zenuni.

Ajo thote se Ministria kerkon qe proektet e dorezuara te jene cilesore dhe secili qe e dorezon te dije çka kerkoje.

“Kryesuesit e Nota Festit nuk kane ditur se çka kerkojne. Nuk eshte koha kur duhet te prodhojme kuantitet, tani duhet te shikohet edhe kualiteti. Nota Festi kur do te tregoje kualitet ndoshta do te financohet, mirepo kjo don te thote se mund te financohet vitin e ardhshem, pas 10 viteve ose te mos financohet kurre.”-thote per “Lajm” keshilltarja e sekreatrit shteteror, Shkodrane Zenuni.

Edhe perkunder mosfinancimit te Ministrise se Kultures, festivali “Nota Fest” tani me i ka mbaruar te gjitha pergatitjet ne pjesen tekniko-organizative dhe se shpejti do pritet te shpallet edhe konkursi i kengeve i cili do te jete i hapur deri kah mesi i muajit shtatot. Data e festivalit eshte definuar dhe do te mbahet ne pjesen e dyte te nentorit



.
Reply With Quote
  #2  
Old 07-08-2010, 04:34 PM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,878
Default Nota Fest 2005

Të gjithë këngëtar e këngëtare të zhveshur në festival

Me te hyre ne sallen Univerzale ne mbremjen e 19 nentorit, rremuje neper koridore, aspak respekt per gazetare dhe pjesemaresit, qe kishin paguare biletat me nje çmim jo te lire.

Ne sallen Univerzale u be rremuje e madhe sidomos kure e njejta bilete ishte shitur tek dy persona. Kete nate me te priviligjuar ishin te vetmit ata qe kishin sponzoruar nje shume te madhe te hollash siq ishte prefekti i qytetit te Shkupit Trifun Kostovski.

“Nuk me intereson bileta qe e keni, shifni uluni aty mbrapa dikundi se vendi eshte i rezervuar”, i drejtohet njeri nga organizatoret e festivalit, nje gazetari qe kishte paguar bilete.

Me shum se 40 minuta, ata qe kishin nderin te ulen duheshte te presin per te filluar festivali. Kete radhe festivali u hap me kengen fituese te festivalit te kaluar, Big Mama. Kenga u ndal ne gjysem, pas disa minutave e njeta kenge leshohet nga fillimi.

Gjithcka kishte ndryshuar nga festivali i kaluar “Nota fest”, tani kishin filluar te zhvishen edhe meshkujte ne skene. Pothuajse asnjera kenge nuk ishte ajo qe ne fakte duheshte te prezentohet. Kete radhe siq u prezentua ne skene nuk ishte me me rendesi talenti i kengetareve ”te rrinj”, por ajo se kush deri ku e ka kufirin te zhvishet ne skene. Para se te prezentohen te gjitha kenget ne sallen Univerzale, fliteshte se Valon Suma ka kengen me te mire dhe mund te jete pretendent per te marr votat e adhuruesve te Nota Festit. Keshtu qe, u prezentuan te gjitha kenget para pjesmaresve e teleshikuesve, votimi ishte masiv dhe parashikimet e analitikeve te Nota Festit moren edhe vulen e spektatoreve, fitues i Nota Fest 2005 u zgjedh, Valon Suma me kengen e titulluar “Mos me thuaj”.

Dikush me dy tre çmime nga juria e dikush me asnje çmim. Sipas juris “profesionale”, siq e quajne organizatoret e festivalit, vendin e pare e meritoi Yllka Kuqi me titullin e kenges “Shpresoj”.

Per pjesmaresit perveq mysafireve ne festival nuk kishin interesim per kengetaret tjere, te lire per muhabet dhe biseda.

Me te dale ne skene Anjeza Shahini, publiku filloi te ngjallet pak, disponimi arriti me Elita 5 dhe Etno Engjujte, por pa perjashtuar Nora Istrefin e Evis Mula.

Si te zhyrmshem ne kete festival ishin deputetet e PDSH, ngase nuk ju pelqenin kenget. Nga partia ne pozite tak tuk gjendeshte vetem ndonje nga aktivistet e tyre ne salle, ndersa te tjeret ishin ne Kongresin. Si me i urte ne salle ishte, Agim Krasniqi me vemendje degjonte kenget.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
bujar isdrizi, festival, mevlan tahiri, muzika zbavitese, nota fest, nota fest 2004, nota festi 2006, shkup


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off