Navigation » Forum > MOST POPULAR ALBANIAN FORUMS ON THE INETERNET > Rap Music, Hip Hop and Albanian Rock groups » Grupi “Fisniket”: Imituesit jane humbesit me te medhenj, ku po shkon muzika shqiptare?

Rap Music, Hip Hop and Albanian Rock groups Discuss about Rap, Hip-Hop, Rock, culture and politics message boards

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 06-10-2013, 08:17 AM
Media_Group's Avatar
Media_Group Media_Group is offline
Super Moderator
 
Join Date: Sep 2010
Posts: 1,466
Default Grupi “Fisniket”: Imituesit jane humbesit me te medhenj, ku po shkon muzika shqiptare?


Grupi “Fisniket”: Imituesit jane humbesit me te medhenj, ku po shkon muzika shqiptare?

Fisnike ne jeten e perditshme, fisnike ne familje, FISNIKE ne art. Ky eshte grupi i njohur pop-rock, i cili rriti dhe edukoi me muziken e tij per dekada me radhe gjenerata te ndryshme te rinjsh. Te vleresuar nder vite me cmime, grupi kosovar hyri ne historine e muzikes shqip qe ne vitet ’78, duke krijuar hite, jo vetem ne nje zhaner te pa levruar shume deri asokohe, por edhe me tekstet, te cilat per here te pare tek ne vinin krejt ndryshe; me mesazhe te forta sociale, politike, guximi, ndjenje, por edhe humori e satire! FISNIKET u formuan si grup ne nje kohe kur ne Kosove mbizoteronte nje klime e pershtatshme per kultivimin rock-ut. E nese asokohe sapo kishin filluar te nuhateshin notat e para autoktone ne kete zhaner me grupet “Gjurmet”, “Iliret”, “Minatori”, etj. banda e “Fisnikeve” e plotesoi kornizen me stilin e vecante te te berit muzike me rock akustik. Edhe pas 33 vitesh ne skene, grupi Fisniket duartrokitet po aq fort sa ne daljet e para ne skene. Kater net me pare ata u vleresuan edhe me cmimin e Karrieres ne nje nga eventet muzikore me te ndjekura ne Kosove, “VideoFest 2013”. Per t’u njohur edhe me shume me krijimtarine e tyre, Agim Gerguri, lideri i ketij grupi na rrefen me detaje rrugetimin e Fisnikeve nder vite, hapat e pare ne muzike, konceptin e tyre te te berit art, menyren sesi i perzgjidhnin tekstet e kengeve dhe emocionet qe i kane shoqeruar ata, qe nga prezantimi i pare ne publik e deri me sot.

Para 3 netesh u nderuat me cmimin e Karrieres ne Festivalin muzikor “VideoFest 2013”. Sa domethenie kishte per ju ky cmim?
Ky cmim ka domethenie te madhe per grupin, sepse eshte vleresuar puna jone gjate nje karriere 33-vjecare, duke i kontribuar kombit shqiptar me nje muzike te lehte pop me arome shqiptare dhe me disa kenge qe kane mbetur ne histori.

A ndjeheni te shperblyer nga karriera juaj deri me tani?
T’ju themi te drejten nuk eshte se presim ndonje shperblim te posacem, sepse nuk ka shperblim me te madh, sesa kur del ne skene dhe te duartroket publiku. Emocionet te shtohen me shume kur po ky publik te pret ngrohtesisht me ovacione. Nuk ka ndjenje me te mire kur ata i kendojne kenget bashke me ne. Pikerisht publiku eshte me meritori, qe ne edhe sot punojme dhe ekzistojme si grup.

Kenget e grupit tuaj jane hite dhe breza te shumte jane rritur dhe edukuar me muziken qe keni sjelle. Si ndjeheni teksa shikoni qe kenget tuaja kendohen nje zeri nga grupmosha te ndryshme?
Eshte e cuditshme sesi kane mbijetuar kenget tona deri sot dhe i degjojne gati te gjithe brezat. Nje shpjegim eshte fakti se, kenget qe kemi krijuar jane ne frymen e Pop muzikes dhe pak rock akustik, mirepo me nje ngjyre shqiptare. Ne bisede me vellane tim e kemi diskutuar kete fenomen. Gjate krijimit te kengeve, qekur kam filluar ne moshe shume te re, pra kur isha 16 vjec si autodidakt me nje kitare ne dore une kam menduar gjate edhe kam krijuar ate lloj muzike qe nuk eshte kopje e asnje stili ne bote, andaj kam zgjedhe muziken e lehte dhe si ne shaka me vellane e kemi quajtur pop-kosovar, apo sic filluam ta quajme me vone “pop-kos” edhe eshte specifik, sepse gershetohet muzika pop me muziken tone burimore shume te pasur shqiptare. Vlen per te folur per kete fenomen dhe per t’u studiuar, prandaj edhe kane mbijetuar kenget deri sot te fresketa dhe te dashura nga ta gjitha moshat. Sepse jane origjinale dhe autoktone dhe specifike.

Cfare mendoni se ju ka bere kaq te dashur per publikun shqiptar ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e me gjere?
Pervec atyre qe permenda me lart, mendojme se edhe sjellja prej fisniku dhe edukata.

Te gjitha kenget qe keni interpretuar nder vite kane nje fabul dhe mesazh te thelle. Mund te na permendni disa nga autoret e teksteve dhe si e beni perzgjedhjen e tyre?
Se pari dua te them qe vetem tre kenge kemi me tekst nga autore te tjere; “Bukuria” e njohur si “Do te shkrihem”, shkeputur nga poema e Naim Frasherit, pastaj “Gjurma” shkruar nga Dritero Agolli, si dhe kenga “Mall”, shkruar nga Ismail Kadare. Te gjitha tekstet e tjera i kemi shkruar vete. Duke filluar nga “Zoteria Juaj” kur isha 17 vjec, pastaj “Ujku plak” e keshtu me radhe. Frymezimi per te krijuar tekste me vjen nga vete jeta, ngjarjet e ndryshme ne dashuri, ne shoqerine tone ku jetojme ne, andaj edhe tekstet i shkruaj ne lidhje me vendin ku jetojme. Ashtu sic jetojme, dashurojme te menduarit tone shqiptarce, ashtu shkruaj edhe tekstet. Ne bejme kenge te thjeshta qe te mund t’i kendojne edhe te tjeret vite me vone. Sic jane krijuar kenget popullore te mirefillta e qe kendohen brez pas brezi. Ne kurre nuk komplikohemi ne kenget tona, qe te mos munden t’i kendojne te tjeret neper evente te ndryshme, prandaj edhe jetojne kaq gjate.

Po tekstet e kengetareve te rinj sot, si ju duken?
Me vjen keq, por nuk po degjoj me tekste te mira, s’po shoh tekste me kuptim. Sot me shume shkruajne tekste me fyerjet, sharje, tekste qe s’kane kuptim, s’kane fabul, ngjarje. Ndoshta koha ka bere te veten. Njerezit nuk po e verejne me kur po celin lulet ne pranvere, nuk duan ta pranojne se ekziston romantika, fjala e ndjeshme e dashurise. Sot dashuria eshte kthyer ne kompjuter, internet, andaj edhe tekstet jane sipas sjelljeve te te rinjve qe me vjen shume gjynah.

Ku ndryshojne dhe ku bashkohen brezi juaj me talentet e reja muzikore?
Brezi yne bashkohet aty kur nje i ri i merr keshille nga ne, me te “vjetrit” e meson, ndersa ndryshojne aty ku fillojne te bejne muzike, sic edhe kane filluar, pa u konsultuar se pari me veten dhe duke u ndikuar nga te tjeret. Domethene duhet te konsultohen me me te vjetrit, sepse ata kane pervoje te jetes muzikore.

Nga se rrezikohet muzika shqiptare sipas jush?
Nuk po i kuptoj sot krijuesit e muzikes. A kemi nevoje ne te importojme stile te muzikes nga e tere bota kur kemi pasuri te madhe muzikore te nenqiellit ku po jetojme?! A e dine se shume muzikante boterore kur kane krijuar jane frymezuar nga muzika shqiptare? Ku ka muzike me origjinale, sesa muzika polifonike, kabaja dhe folklori yne? Pse kompozitoret tane nuk e kultivojne dhe moderojne muziken tone burimore duke e kombinuar me muziken qe eshte ne trend. A e dini se, shume muzikante amerikane, rrepera e marrin ritmin e muzikes nga trevat tona dhe e perpunojne e pervetesojne, bejne eksperimente dhe dalin me hite neper bote? E pse ne marrim ate muzike te perpunuar nga ata dhe e imitojne e lancojne tek ne, kur kemi muziken e gatshme burimore qe po pret te kompozohet ne menyre moderne dhe ta prezantojme jashte. Me ka ndodhur te marr pjese ne evente te ndryshme me muzike “live” ne Kosove, ku ka pasur edhe te huaj e per hater te tyre grupet kane kenduar anglisht hite, te cilat te huajve u ka ardhur te hunda. Ne vend qe te performojne ne shqip dhe t’u tregojme se edhe ne kemi muziken tone autoktone pop-rock shqiptar, si dhe folklor qe dikujt i pelqen shume, ndodh e kunderta. Nuk po e njoh muziken qe behet sot, nuk e di a jemi ne malazez, serb, grek, bullgare… A thua po e humbim identitetin tone kombetar, permes imitimit te muzikes se huaj, stileve te huaja?!

Cila nga kenget qe keni kenduar nder vite ju eshte me e dashur? A do te veconit nje prej tyre si me specialen?

Kompozitoret e sotem te gjitha kenget e tyre i bejne pothuajse njesoj, aq shume i ngjajne njera-tjetres, saqe kalon ne monotoni dhe e humb degjueshmerine. Andaj edhe kenget e tyre ne seri, me ton te njejte, bile edhe tekst shume te ngjashem nuk kane jetegjatesi. Ketu qendron sekreti. Ose e kopjojne njeri tjetrin me ide. Grupi yne ka kenge te ndryshme, secila eshte bote ne vete. Une kur kompozoj, apo shkruaj mundohem qe teksti dhe muzika te dallojne nga kenga pasardhese, ne kete menyre sjellim freski edhe te publiku qe na do, por edhe freski tek vete ne qe ta duam ate kenge. Prandaj s’mund te vecoj ndonje kenge ne vecanti. Secila eshte bote, ngjarje, roman, apo film ne vete.

“Zoteria juaj”, “Ujku plak”, “Shiu”, etj. jane fiksuar ne memorien e te gjitheve ne. Jemi kurioze te dime, cila eshte kenga e pare qe keni kenduar ne publik?
Kenget e para qe na kane perfaqesuar dhe qe kemi kenduar para publikut ne “Boom” Festivalin e pare te pop-rock muzikes shqiptare, organizuar ne vitin 1982 ne Prishtine jane: “Teuta”, “Bukuria” (Do te shkrihem).

Grupi i preferuar rock qe pelqeni me se shumti?

Ne fillimet tona kam ndjekur me shume vemendje “Beatles”, menyren e tyre te punes, menyren e kompozimeve, por jo t’i kopjojme.

I keni rezistuar me se shumti kohes, tranzicionit dhe ndryshimeve politike si grup. A ka qene kjo e fundit, pra politika ndonjehere teme fenomen i trajtuar ne tekstet e kengeve tuaja?
Politiken s’e perfshijme shume ne tekstet e kengeve, por aty-ketu ndonjehere, ndonje kritike, apo satire kunder politikes se keqe, apo ndonje parodi edhe ka ndodhur. Me thoni ju mua, ne kujtesen e popullit me shume rron ndonje politikan, apo ndonje artist?
Mund te na flisni pak per krijimin e grupit tuaj, fillesat dhe ideja e emertimit si Bande?
Fillesat e para te grupit datojne qysh ne vitin 1978, por pa ndonje mendim se do te formohemi si grup, thjesht jemi mbledhur si fillim dy shoke, pastaj edhe nje, e me vone edhe nje dhe keshtu u beme kater vete dhe filluam te kendojme kenge me shume me humor. Mbaj mend dikur, qe pata shkruar nje tekst kur filloi te mungonte detergjenti dhe kur njerezit rrinin ne radhe per ta blere e me vone filloi te mungonte edhe vaji, sheqeri. Behet fjale per ne fillim te viteve ’80, sepse filloi kriza ekonomike. E me vone me ra ne dore poezia e D. Agollit “Gjurma”, ku kompozova nje melodi origjinale dhe aty lindi dashuria per te krijuar kenge dhe per t’i interpretuar ato para publikut. Filluan te pelqeheshin shume e pas kesaj motra me tregoi per nje shkeputje vargjesh nga poema “Bukuria” e Naim Frasherit: “Do te shkrihem, te venitem…”! Edhe kesaj i bera nje kompozim te thjeshte qe me vone u be hit dhe mund ta them lirisht qe u be nje nder kenget me te kenduara ne shqiptari. Ne vitin 1983 iu be edhe klipi nga regjisori, Isa Qosja qe edhe mendohet se eshte klipi i pare profesional tek muzika pop-rock shqiptar. E keshtu me radhe pastaj u renditen hitet, “Zoteria Juaj”, “Shiu”, “Grushtet do t’i thyej”, Ujku plak”, etj..
C’mendim keni per huazimet dhe ritmet tallava qe jane bere trend ne muziken e sotme? Mendoni se keto nderthurje e demtojne, apo e pasurojne muziken tone?
Respektoj cdo stil te muzikes ne bote, ku hyn edhe tallavaja, por nese nisesh te imitosh kendimin tallava, atehere je humbes i madh. Po e more ritmin qe ta fusesh ne muziken burimore dhe me nje tekst shume te mire, besoj se do te kishte sukses, domethene merr vetem ritmin e jo stilin e te kenduarit. Per ate e ceka me lart, se ne syte e turisteve kur vijne tek ne ne mbremje muzikore duket sikur po ju prezantojme muzike bullgare, greke, serbe.
Ne janar te ketij viti keni lajmeruar nje rikthim ne tregun muzikor me nje kenge te re…
Krijimtarise se artisteve nuk i dihet kurre. Kemi lajmeruar ne janar, por kur del kenga as vete nuk e dime. E rendesishme eshte qe kemi filluar te mblidhemi per te bere dicka te re dhe po punojme me kujdes te madh si ne kompozim, ashtu edhe ne tekst e kjo merr goxha kohe. Albina Gjergji Koha Jone
__________________
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off