Navigation » Forum > DAILY PRESS AND MEDIA, POLITICS... > Latest news from Kosovo » Lajmet e Fundit nga Mitrovica: Shpėtimi te amerikanėt

Latest news from Kosovo Discuss Breaking News as it Happens around Kosovo

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-28-2011, 07:03 AM
Fronter's Avatar
Fronter Fronter is offline
Super Moderator
 
Join Date: Jun 2010
Posts: 1,762
Default Lajmet e Fundit nga Mitrovica: Shpėtimi te amerikanėt


Lajmet e Fundit nga Mitrovica: Shpėtimi te amerikanėt

Njė grup i serbėve kanė shkatėrruar ēfarėdo mundėsie pėr zgjidhje tė negociushme rreth Portės 1 dhe 31, mes Kosovės dhe Serbisė. Pak pas orės 19, dhjetėra serbė, fillimisht e kanė demoluar Portėn 1, nė afėrsi tė Leposaviqit, e mė pas i kanė vėnė dhe zjarrin.

Pamjet filmike tregojnė se si EULEX-i dhe KFOR-i largohen pa kurrfarė rezistence nga atje, derisa serbėt shfrynin agresivitetin mbi kontejnerėt e kėsaj pike kufi tare. Ndėrkohė mediet serbe raportojnė se serbėt e Leposaviqit vėrshojnė masivisht drejt kufirit, me vetura.

Kalojnė disa orė nga djegia e Portės 1, ndėrsa shteti i Kosovės nuk del me kurrfarė reagimi, pėrpos lajmit tė pakonfirmuar se pjesėtarėt e njėsive speciale janė thirrur nė shtabin e tyre, pėr tė qenė prapė nė gjendje gatishmėrie. Sikur tė mos ishte e mjaftueshme djegia e pikės kufi tare, KFOR-i, nė komunikatėn qė e lėshon pas incidentit, thotė ata “nė mbrėmje do tė pėrforcohen, nė mėnyrė qė tė parandalohet eskalimi i mėtutjeshėm i situatės”.

“Ky do tė jetė njė proces nė vazhdim dhe KFOR-i pret qė pas pėrforcimit, rendi do tė rivendoset shumė shpejt”, thuhet mė tej nė kėtė komunikatė.

Nė fakt, gjatė ditės raportohej pėr takime tė shpeshta tė KFOR-it nė veri, me pėrfaqėsues politikė shqiptarė e serbė, takime kėto qė janė konfirmuar edhe nga KFOR-i. Nervozizmi i pėrfaqėsuesit serb, Borko Stefanoviq, pas kėtyre takimeve, ēoi deri tė akuzat kundėr komandantit tė KFOR-it, Erhard Buehler, se ai po mbron interesat e shqiptarėve.

Fjala ėshtė pėr atė se numri njė i forcave ushtarake ndėrkombėtare kėmbėngul pėr tri kėrkesa:
E para, ishte arritur mėngjesin sė mėrkurės, kur nga veriu u larguan tė gjithė pjesėtarėt e njėsisė speciale ROSU.

E dyta, ishte largimi i tė gjitha barrikadave serbe nga rrugėt e veriut, ndėrsa e treta ishte qė “oficerė tė thjeshtė” tė Policisė sė Kosovės tė dy etniciteteve do tė vendosen nė pikėn doganore nė Jarinje”.

Pika e tretė ishte pjesa ku kishin ngecur diskutimet, pėr t’u pėrmbysur gjithēka nė orėn 19, kur serbėt vėrshuan drejt kufi rit. KFOR-i konfirmon se serbėt qė i shtinė flakėn kufirit i kanė sulmuar edhe forcat ushtarake ndėrkombėtare, tė cilėt u larguan nga aty, derisa ekipet mediale qė ishin tė pranishme nė kufi , u evakuuan me helikopterė.

EULEX nis hetime, ndėrsa ikėn nga kufiri

Misioni evropian, qė ndryshe ka shpreh dėshirė ta quajė veten edhe misioni i sundimit tė ligjit, mbrėmė iu dorėzua ilegalitetit pa kurrfarė rezistence. Disa orė para se tė digjej Porta 1, misioni evropian u dėrgon medieve njė komunikatė, ku thotė se kanė nisur hetime nė tri incidente tė ndryshme kriminale qė kanė ndodhur mė 26 korrik: Vrasja e pjesėtarit tė Policisė sė Kosovės nė fshatin Zupēė, nė afėrsi tė Zubin Potokut; pėrpjekja pėr vrasjen e pjesėtarėve tjerė tė PK-sė nė Zubin Potok; shkaktim tė rrezikut tė pėrgjithshėm pėrmes mjeteve shpėrthyese kundėr njė konvoji nė afėrsi tė Mitrovicės.

Megjithatė, ende pa arritur nė kufi turma e serbėve qė e dogjėn kufi rin, makinat e EULEX-it shihen duke u larguar nga Porta 1, pa kurrfarė rezistence. Deri nė orėn 23, misioni evropian nuk ka bėrė kurrfarė njoftimi pėr medie.

Qeveria reagon pas tri orėsh

Pa xhaketė e kravatė, shefi i qeverisė u paraqit para gazetarėve, tė cilėve as tė mėrkurėn nė mbrėmje nuk iu dha tė drejtėn pėr pyetje, pėr tė konfirmuar se nė veri ka probleme. Paraqitja publike e Hashim Thaēit u bė tri orė pas djegies sė kufirit me Serbinė. Derisa e konfirmonte qė Porta 1 u dogj, ai sėrish e quante sukses vendimin e qeverisė, qė tashmė dihet se si pasojė nuk e ka kthimin e autoritetit ligjor nė kufijtė e veriut, por humbjen e njė pjesėtari tė njėsisė speciale, ROSU.

Thaēi, megjithatė, ishte i qartė se kush qėndron prapa djegies sė kufi rit nė veri. “Ata qė e dogjėn Portėn 1 ishin me maska, por ėshtė tėrėsisht e qartė se prapa kėtij akti qėndrojnė strukturat mė tė larta tė Beogradit”, tha shefi i Qeverisė sė Kosovės.

Thaēi gjithashtu foli edhe pėr ndarjen e Kosovės, kur tha se “skenari i Serbisė pėr ndarje nuk do ndodhė nė asnjė rrethanė”. Krejt nė fund tė konferencės, rreth orės 22:30, kryeministri Thaēi la tė kuptohet se Porta 1 ende ėshtė jashtė kontrollit, pasi tha se “nė kėtė moment atje ka vėshtirėsi dhe ballafaqime nga KFOR-i dhe policia”.

Shefi i qeverisė gjithashtu e sqaroi se nė Portėn 31, apo kufi rin bri liqenit tė Gazivodės, po bėhet ēdo gjė qė ėshtė e mundshme pėr tė mos lejuar daljen e situatės jashtė kontrollit. Derisa KFOR-i polak ėshtė larguar menjėherė nga Porta 1, ushtarėt amerikanė fillimisht janė vendosur nė pikėn e njohur si Leshak, nė rrugėn magjistrale mes kėtij kufi ri dhe qytetit tė Mitrovicės.

Kėta ushtarė e kanė mbajtur tė bllokuar nė tėrėsi kėtė rrugė, duke mos lejuar kalimin nė asnjėrėn anė. Pak kohė mė vonė, trupat amerikane janė afruar te pika kufi tare Porta 1, ndėrsa gazeta “Zėri” jozyrtarisht ka marrė vesh se ushtria amerikane do e marr nė kontroll situatėn.

“Nė momentin e parė kur tė qetėsohet situata, amerikanėt do i vėnė drynin kufirit deri nė arritjen e njė marrėveshjeje”, tha pėr “Zėrin” ky burim.
__________________

Last edited by Kujdestari; 07-31-2011 at 01:53 AM.
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off