Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-15-2009, 10:54 AM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,878
Default Kuriozitete mbi Zajmina Vjasarin


KURIOZITETE MBI ZAJMINA VAJSARI

Mamaja gjithnjė I ka thėnė …..ec me kėmbė nė tokė.
Shenja e veēantė qė ka…. Njė shenjė gozhde tek njėra kėmbė, njė shenjė tek kėmba tjetėr qė e ka pasi shkeli njė iriq, njė shenjė nė formė L-je tek koka nga njė tullė.
Tė dashurit pėrpiqeshin tė ndryshonin tek ajo….xhelozinė.
Ndihet mė seksi kur…. Ėshtė nė qendėr tė vėmendjes.
Kėnga qė kėndon gjithnjė kur ėshtė nė dush ….. “Vetėm ty tė kam, vetėm ty tė dua….” E Altin Shirės.
I dashuri me pėrkėdheli e thėrret….. “Tuku im!”
Cdo vajzė duhet tė …. Dijė tė jetė femėr dhe tė dijė sit ė sillet me tė tjerėt.
Cdo mashkull duhet tė …. Bėjė njė femėr tė ndihet mirė.
Do tė martohem kur…. Tė ndihem e realizuar dhe ta ndjej tė nevojshme martesėn.
Nata perfekte me tė dashurin tim ėshtė….. natėn, nė njė shtėpizė nė mal. Oxhaku I ndezur…Ehhhh lėre mos e pyet mė!
Ėshtė qė shoh mė shpesh ėshtė….sikur ndahem nga I dashuri im!
Shprehja qė pėrdor mė shpesh ėshtė ….”hajt mė”
Sa zgjohem nė mėngjes mendoj….kush shkon nė shkollė!
Natėn, sapo vė kokėn nė jastėk mendoj….cfarė do vesh nesėr?!
Sms mė i bukur qė mė ka ardhur nė cellular ėshtė….”Tė kam jetė”.



Zajmina Vasjari: Lidhja me Turin me ka ndryshuar jeten

Ndryshe nga gjithė kėngėtarėt, qė periudhėn e stinės sė verės e shohin si mė tė artėn dhe fitimprurėsen, pėr Zajmina Vasjarin, kjo kohė ėshtė kthyer pak nė lodhje. Kjo, pėr arsyen se koncertet i rrėmbejnė asaj kohėn qė ajo dėshiron t’ia kushtojė tė dashurit, Arturit. Megjithatė, ajo ka gjetur njė zgjidhje tė mesme, tė alternojė koncertet me pushimet, pse jo edhe tė refuzojė ndonjė koncert dhe pėr tė mos lėnė asnjė ēast mėnjanė tė dashurin e saj, i cili ėshtė gjithmonė nė krah tė saj. Kėngėtarja simpatike flet ekskluzivisht pėr Gazetėn, duke na rrėfyer pėr lidhjen e saj, pėr koncertet verore, klipin e ri qė del sot nė ekranet shqiptare, apo edhe pėr projekte tė tjera mė afatgjata. Madje, ajo tregon edhe disa situata, nė tė cilat ėshtė ndjerė e fyer nga keqpėrdorimi i emrit tė saj nga disa faqe interneti apo edhe nga shtypi, gazeta.

Lidhja

Arturi ėshtė dashuria e Zajminės, me tė cilin ajo ėshtė lidhur qė prej katėr muajsh. Njė histori kjo qė e ka pikėnisjen nė njė kohė tjetėr, rreth tre vjet mė parė. Dhe qysh nė atė kohė ka ekzistuar njė tėrheqje e madhe mes tė dyve. “Ka qenė njė dashuri me shikim tė parė, qysh atėherė kur jemi parė. Por u desh tė kalojė kohė, qė tė rishiheshim sėrish dhe tė lidheshim kėtu e katėr muaj mė parė. Qė atėherė nuk jemi ndarė asnjė ēast nga njėri-tjetri. Jemi mjaft tė lumtur sė bashku”, - rrėfen Zajmina, ndėrsa gėzimi i lexohet nė sy. Turi ėshtė njeriu qė e ka marrosur Zajminėn, pasi pėr tė, ai ėshtė njė mashkull qė i ka tė gjitha tė mirat, qė nga fiziku e deri tek shikimi. “Me atė shikim mė mori nė qafė”, - tregon ajo, ndėrsa nė karakterin e Turit vlerėson shumė vendosmėrinė, natyrėn e tij me njė karakter vėrtetė tė fortė. Janė kėto cilėsi qė e kanė bėrė pėr vete Zajminėn, e cila nga ana tjetėr ėshtė e bindur se tek ajo, i dashuri i saj i gjen tė gjitha.

Pushimet

Pushimet pėr tė nuk kanė qenė ashtu siē do tė dėshironte. Edhe pse java qė ka kaluar nė Dhėrmi me Turin ka qenė e mrekullueshme. Por ka qenė e kufizuar, pėr shkak tė koncerteve tė saj. “Kėtė vit kam dashur mė shumė pushimet sesa koncertet, pėr t’i qėndruar sa mė pranė familjes dhe tė dashurit tim”, - shprehet ajo. Por, kjo dėshirė ka qenė disi e kondicionuar. Megjithatė, Zajmina pėr kėtė arsye ka vendosur tė refuzojė shumė nga ofertat qė i janė bėrė, nė mėnyrė qė t’u kushtohet dhe njerėzve tė saj tė zemrės. Kėshtu ka vendosur qė me tė mbaruar sezoni veror, tė niset nė njė udhėtim jashtė Shqipėrisė me familjen e saj, nė mėnyrė qė tė ēlodhet nga kjo verė e gjatė, por edhe tė kėnaqet pranė tyre.

Koncertet

Qysh me nisjen e sezonit veror, Zajmina ka qenė prezente nė shumė koncerte, nė Shqipėri e jashtė saj. Ndėrsa bisedojmė sė bashku, ajo sapo ėshtė kthyer nga njė koncert nė qytetin e Sarandės. “Fillimisht, tė gjitha fundjavat i kisha tė zėna me koncerte dhe nuk mė mbetej asnjė pėr tė pushuar. Por tani kam gjetur njė zgjidhje mė tė mirė pėr veten, duke shkuar nė koncerte gjatė ditėve tė javės dhe duke i shijuar fundjavat me tė dashurin tim”, - tregon ajo. Nė fakt kjo verė, si pėr shumė kėngėtarė, do tė mbahet mend mė shumė si njė sezon koncertesh sesa si njė sezon veror. Pasi nė tė gjitha plazhet, mbrėmjet janė organizuar me koncerte. Njė risi kjo qė u fut nė Shqipėri vetėm disa vite mė parė dhe qė tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė mjaft tė mirė, jo vetėm pėr qytetet bregdetare por edhe pėr kėngėtarėt, pėr tė cilėt kjo ėshtė periudha mė fitimprurėse e vitit. Dhe Zajmina nė kėtė pikė, si shumė tė tjerė, duket se ėshtė mjaft e kėnaqur. Ka qenė prezente nė mjaft koncerte, dhe pikėrisht sot nė mbrėmje do tė jetė e ftuar nė njė koncert nė Voskopojė. Ndėrkohė qė ka qenė prezente thuajse nė tė gjitha qytetet e vendit, nė Sarandė,Vlorė, Shėngjin etj, apo edhe nė Kosovė, Maqedoni e Tuz tė Malit tė Zi, ku pas koncertit tė parė ėshtė ftuar tė jetė sėrish e pranishme nė njė tjetėr koncert javės tjetėr.

Klipi

Bashkėpunimi i Zajminės me Kastro Zison do tė ishte mjaft produktiv pėr tė dy ata. Kėnga “Ēupa-ēupa”, menjėherė u pėlqye nga publiku dhe mori vlerėsimet e duhura. E duke parė kėrkesat qė ka pasur kjo kėngė, tė dy kėngėtarėt kanė realizuar edhe klipin e kėngės, qė sot do tė nisė transmetimin e saj nė njė nga televizionet shqiptare. Mes koncerteve, Zajmina ka gjetur kohė qė edhe t’i japė jetė kėngės sė saj me Kastro Zison, duke e shoqėruar atė me njė klip. Klipi i kėngės “Ēupa-ēupa” ėshtė realizuar nė Maqedoni, nga i preferuari i gjithė kėngė-tarėve shqiptarė
sot, Princi Aleksandėr. “Koha kur kam realizuar klipin ka qenė mė e ngjeshura pėr mua. Pasi, ndėrsa gjatė ditės punoja pėr klipin nė Shkup, nė mbrėmje kisha ēdo ditė koncert nė Tetovė dhe ishin ditė vėrtet tė ngarkuara. Por tani qė ēdo gjė ka dalė mirė, ndihem mjaft e kėnaqur”, - tregon Zajmina.

Projektet

Por edhe pse po kalon njė periudhė tė ngjeshur me punė, Zajmina ka nisur tė mendojė edhe pėr vjeshtėn dhe tė bėjė projektet e duhura. Sė pari do tė jetė pjesėmarrja e saj nė Festivalin “Kėnga Magjike”, pėr tė cilin, ajo qysh tani ka nisur tė mendojė pėr njė kėngė qė do tė tėrheqė menjėherė vėmendjen e njerėzve. Dhe mė pas do tė jetė edhe albumi i Zajminės. “Janė kėto dy projekte qė unė i kam vėrtet pėr zemėr dhe pėr tė cilat kam nisur tė punoj qysh tani. Sė pari ėshtė Festivali “Kėnga Magjike”, qė do tė jetė nė vjeshtė dhe sė dyti dhe shumė i rėndėsishėm, ėshtė albumi im. Ende ėshtė nė proces pune dhe po pėrpiqem qė gjithēka tė jetė e pėrpunuar mirė. Nuk e kam ende njė afat kohor pėr daljen e tij, por mendoj se nė muajin dhjetor, ai do tė jetė pėr tė gjithė nė treg”.

Keqpėrdorimi i emrit

Jo rrallė, emri i Zajminės ėshtė bėrė pre e spekulimeve. Jo pak kohė mė larg, nė njė tė pėrjavshme do tė komentohej veshja e saj. Shkrimi e komentonte Zajminėn si tė veshur vetėm me njė fashė dhe tė shoqėruar me njė mik tė ri nė njė prej pub-eve tė kryeqytetit. Gjė qė sipas Zajminės, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ndėrkohė qė ajo ka rėnė pre edhe e manipulimeve tė internetit. Nė njė faqe nė internet, fotos sė saj i ėshtė bėrė njė montazh, ku ajo shfaqet me njė shall ferexheje dhe pėr mė tepėr thuhej se burri i ėndrrave tė saj ishte Allahu. Njė gjė qė e ka mėrzitur kėngėtaren dhe qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu

Last edited by Kujdestari; 02-17-2011 at 12:21 PM.
Reply With Quote
  #2  
Old 08-17-2010, 01:26 AM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Zajmina: Kam agjėruar ditėn e parė tė Ramazanit


Zajmina: Kam agjėruar ditėn e parė tė Ramazanit

Java e dytė e muajit gusht, pėrkoi me fillimin e Muajit tė Madhėrishėm tė Ramazanit. “Bluetooth” i telefonoi zonjės Majlinda Bregu, e cila vitin qė shkoi e respektoi muajin e Ramazanit. Por ajo pyetjes sė gazetarit tė suplementit “Bluetooth” iu pėrgjigj miqėsisht duke thėnė: “Kėtė vit nuk kam agjėruar, me kismet do tė agjėroj Natėn e Kadrit”.

Edhe Rajmonda Bulku dhe Shega Ligori konfirmuan qe nuk po agjėronin. Pėr tė mbyllur listėn e deputetėve tė parlamentit shqiptar kontaktuam dhe me Enkelejd Alibeajn, i cili na pohoi gjithashtu se, nuk kishte mbajtur asnjė ditė Ramazan.

Duke qenė se, prej deputetėve nuk u mor asnjė pėrgjigje pozitive, “Bluetooth” mendoi ta provonte me kėngėtarėt.

E para ishte Ēiljeta Xhilaga, e cila gjithmonė e ka deklaruar me tė madhe se beson shumė nė Zot. “E kisha bėrė nijet qė tė agjėroja kėtė vit, por atkeqėsisht nuk mundem pėr shkak tė koncerteve. Nuk ka kuptim qė gjithė ditėn tė agjėrosh dhe nė darkė tė nxjerrėsh kėmbėt jashtė nė koncert. Po tė ishte dimėr, do tė agjėroja me patjetėr. Do Zoti po ma sjell mbarė tė agjėroj Natėn e Kadrit”, pėrgjigjet plot dashuri Ēiljeta.

Zajmina Vasjari bėn pjesė gjithashtu nė kėngėtaret besimtare. “Kam agjėruar ditėn e parė tė muajit Ramazan, do tė agjėroj dhe ditėn e fundit si dhe “Natėn e Kadrit”. Koncertet na e bėjnė tė pamundur agjėrimin, jemi gjatė gjithė kohės nė lėvizje...”, shprehet bukuroshja Vasjari.

Tė njėjtin mendim me tė ndan edhe kėngėtarja Anjeza Branka, e cila gjithashtu do tė agjėrojė vetėm nė Natėn e Kadrit.

Duket se besimi ėshtė ruajtur mė shumė, pėrtej Shqipėrisė, nė Kosovė dhe Maqedoni.

Njė pjesė e mirė e kėngėtarėve si Shpat Kasapi, Adrijan Gaxha, Gili, Leonora Jakupi, pavarėsisht koncerteve tė shumta, kanė nisur agjėrimin.
Reply With Quote
  #3  
Old 09-09-2010, 01:22 AM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Zajmina Vasjari gjithmonė seksi

Zajmina Vasjari gjithmonė seksi

E veshur me njė kėmishė tė bardhė, poshtė sė cilės duken hiret e trupit dhe tė gjoksit, Zajmina, mė seksi se kurrė, ėshtė fotografuar nė plazhin e Qeparosė. Bukuroshja shqiptare ishte personazhi kryesor i kopertinės sė revistės “Anabel” nė numrin e kėsaj vere.
Reply With Quote
  #4  
Old 01-11-2011, 04:08 AM
Media_Group's Avatar
Media_Group Media_Group is offline
Super Moderator
 
Join Date: Sep 2010
Posts: 1,467
Default Re: Zajmina Vasjari gjithmonė seksi

Originally Posted by Kujdestari View Post

Zaimina Vasjari pres njė bashkėpunim tė nxehtė

Kurse pėr miss-in tonė, Zaiminė, 2010 ka ecur vaj. “Pėr mua 2010 ka qenė njė vit i mbushur me angazhime profesionale.

Besoj se kam arritur shumė nga objektivat e mia nė fushėn e muzikės, duke pasur parasysh suksesin e klipeve gjatė kėtij viti si dhe kompeticionet ku kam qenė e pranishme si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri.

Pėr 2011 jam duke punuar qė nė ditėt e para dhe shumė shpejt do tė prezantohem me njė video tė re dhe nė projektet e mia ėshtė edhe njė bashkėpunim, por mbetet surprizė”, pėrfundon Zaimina, duke lindur kėshtu dyshime tek shqiptarėt mbi bashkėpunėtorin e saj.
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
agjerimi, foto zajmina, vasjari, video zajmina, zajmina per bluetooth, zajmina vasjari


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off