
10-10-2012, 04:15 AM
|
 |
Administrator
|
|
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,717
|
|
Shkolla e maleve e Halil Budakovės
Shkolla e maleve e Halil Budakovės
Shkolla e maleve, filmi i ri i regjisorit Halil Budakova, ėshtė dhėnė premierė tė dielėn nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės dhe do tė vazhdojė tė shfaqet nė Kinemanė ABC. Shkolla e maleve ėshtė njė film nė tė cilin ngjarja zhvillohet nė vitin 1998-2000 nė Kosovė, dhe me ngjarje qė bazohen nė tė vėrteta gjatė luftės sė fundit nė vend.
Pėrpjekja pėr tė mbijetuar shkollimin e fėmijėve nė male, si dhe pasqyrimi i situatave tė vėshtira, dhe nė tė njėjtėn kohė tė zhvillimeve tė luftės, ka qenė synimi sipas regjisorit Budakova. Pikėrisht nė kėtė film kemi trajtuar kėtė temė e cila u ėshtė kushtuar fėmijėvė tė Kosovės, se si ėshtė vijuar mėsimi nė kushte tė jashtėzakonshme, gjithashtu popullates sė pambrojtur dhe luftės ku ushtria jonė, me ato forca qė i pati dha maksimumin pėr ta mbrojtur vendin tonė nga agresori serb, njėkohėsisht duke ju falėnderuar edhe shteteve mike qė e ndihmuan Kosovėn nė ēdo aspekt.
E gjithė kjo ngjarje tregohet pėrmes personazheve kryesorė si Mėsuesi (Burimi) i cili bėn maksimumin pėr tė mos e ndalur mėsimin e nxėnėsėve tė tij dhe qėndron deri nė fund. Nga djali Krenari si njė shembull i fėmijėve qė ėshtė nxėnėsi mė i mirė nė shkollė i lėnduar gjatė luftės, por asnjėherė nuk e humb ambicien pėr mėsim dhe dije, gjithashtu nėna e tij Flora si njė nėnė me karakter tė fortė, e cila asnjėherė nuk dorėzohet duke i ndihmuar djalit tė saj Krenarit, dhe i del nė ballė ēdo sfide pėr ta shėruar djalin e saj.
Regjia: Halil Budakova, Skenari: Visar Fejzullahu, Producent: Hajrullah Lushtaku, Alban Budakova dhe Bashkim Shala. Rolet: Avni Lushtaku, Shaban Jashari, Merita Budakova, Enver Petrovci, Bashkim Shala, Ēun Lajēi, Sheremet Jonuzi, Adem Zhitopotoku, Avni Hoti, Halil Budakova, Veton Osmani, Arian Gashi, Veton Krasniqi, Edona Berisha, Burim Koprani, Albulena Gashi, Mergim Oruqi, Xhavit Bujupi, Bardh Rexhepaj, Kenan Gurgurovci, Arian Lekaj, Alban Budakova, Muhamet Gashi.
|