Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 02-20-2012, 09:48 PM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Arjola, Big Brother Albania 5


Arjola dhe Genta armike qė pėrpara hyrjes nė “Big Brother”

Arjola, flokėkuqja nga Pogradeci beson se inteligjenca, karakteri dhe tipi i saj provokues do e bėnin njė banore interesante nė realit, por me sa duket nuk i ka pėrdorur dot kėto tre cilėsi nė marrėdhėnien e saj me njė tjetėr banore, Gentėn.


Zėra tė shumtė thonė se vajzat janė njohur me njėra- tjetrėn gjatė audicioneve tė para qė kanė bėrė pėr tė qenė konkurrente nė kėtė edicion. Pasi janė takuar disa herė vajzat janė shprehur se nuk e durojnė dot njėra- tjetrėn. Sigurisht qė kjo njohje e mėparshme nuk ka rėnė nė sy nga ana e vajzave gjatė qėndrimit nė shtėpi sepse ėshtė kundėr rregullave tė kėtij reality qė banorėt tė njihen paraprakisht. Ndoshta autorėt e dinin kėtė dhe i kanė porositur vajzat tė bėjnė. Ndoshta ata po e zbulojnė kėtė vetėm sot, asgjė nuk dihet.

Diēka ėshtė e sigurtė, qė vajzat e kanė shumė inat njėra- tjetrėn dhe me siguri kjo do shfaqet shumė shpejt. Kjo pritet tė vijė sidomos nga Genta, vajza nga Devolli e cila shquhet pėr tipin e saj tė hapur dhe impenjimin qė ka marrė pėr ti thėnė me zė tė lartė ēdo gjė qė mendon.

Kėtė mėnyrė ka zgjedhur Genta pėr tė arritur qėllimin e saj tė madh, t’u tregojė tė gjithėve se edhe njė vajzė qė vjen nga fshati mund tė jetė e integruar dhe e pėrparuar nė shoqėri.
Bluetooth
Reply With Quote
  #2  
Old 03-18-2012, 10:24 AM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Re: Arjola, Big Brother Albania 5

Arjola Krasta e BB5: Nėse donin djemtė tė mė puthnin, nuk iu thoja JO!


Arjola hyri nė Big Brother pėr tė provuar veten nė raport mė tė tjerėt, por edhe pėr tė njohur personalite tė ndryshme njerėzish. Pėr fatin e saj tė keq, qėndroi shumė pak brenda shtėpisė. Javėn e tretė ajo doli nga loja ku mund tė fitonte 100 mijė euro. 20-vjeēarja ėshtė nga qyteti i Pogradecit dhe studion juridik nė vitin e dytė. Nuk ėshtė aspak e kėnaqur pėr daljen saj tė hershme por pėr kėtė nuk ka ndonjė pėrgjigje konkrete.

Ėshtė sjellė ashtu si e ka ndjerė brenda mureve tė shtėpisė, e pėr tė, pak rėndėsi ka nėse e kanė kuptuar apo jo banorėt lojtarė. Edhe pse pjesa mė e madhe e djemve nė atė shtėpi janė modelė e pjesėmarrės nė konkurse bukurie, pėrsėri Arjolės nuk i ka pėlqyer askush. Nė njė rrėfim pėr “Shekullin” ajo tregon eksperiencėn mė tė veēantė tė jetės sė saj.

Arjola, me ēfarė qėllimi ke hyrė nė “Big Brother”?
Qėllimi im ishte qė tė njihja personalitete tė ndryshme dhe se sa e aftė jam unė qė tė njoh njė person aty brenda. Veē tė tjerave doja tė shihja, se sa e aftė jam unė qė tė gjykoj njė njeri apo njė situatė brenda, e izoluar, por edhe tė njihja veten akoma mė mirė brenda. Nuk e kam menduar ndonjėherė ēmimin e madh. Ēdokush e ka dėshirė edhe unė e kisha, por nuk e doja me aq ngut, me ēdo kusht. Kam qenė shumė realiste. Ndoshta intrigat mund tė mė ēonin edhe mė lart, por unė ēdo personi ia kam thėnė nė sy atė qė kisha dhe jo pas krahėve.

Ja arritėt kėtij qėllimi?
Me disa po. Banorėt aty mė shikonin person tė afėrt dhe mė tregonin disi pėr jetėn e tyre. Kjo mė vlejti edhe pėr tė njohur veten time akoma mė tepėr. Me tė gjithė pothuajse pata komunikim.

Nuk e mendon Big Brotherin si njė “laborator”, dmth, vend, nė tė cilin njerėzit edhe mund tė ndryshojnė personalitetin e tyre?
Po, shumė e vėrtetė, edhe e ndryshojnė personalitetin. Ėshtė krejt ndryshe nga bota jashtė. Aty brenda duke mos pasur asnjė informacion se ēfarė ndodh pėrtej mureve tė shtėpisė, nė ato ambiente njerėzit ndryshojnė shumė. Jashtė mund ta quajnė absurde se pėrse brenda njerėzit bien nė dashuri. Po edhe bie, sepse tė bėjnė rrethanat. Tė jesh 24 orė mė atė person, duke folur, e duke tė mbajtur afėr, nė ato ambiente edhe mund tė bihet nė dashuri. Ta provosh vetė ėshtė ndryshe.

Familja si e priti futjen tuaj nė atė shtėpi?
Mė priti shumė mirė, edhe kur hyra nuk pata kundėrshtime nga ata. I thash babait qė tė linte gjithccka nė dorėn time dhe nė fund fare tė mė vlerėsonte. Kur dola babai mė priti shumė mirė.

Ishe e gatshme tė lidheshe me njė djalė brenda shtėpisė pėr tė fituar popullaritet?
Nuk do tė lidhesha asnjėherė pėr audiencė, nė qoftė se nuk e ndjeja. Sepse do i binte qė unė do tė tallesha me personalitetin tim dhe qėndrimi im do ishte fals.

Ke hyrė single nė “Big Brother”?
Single kam hyrė dhe single vazhdoj tė jem akoma. Kam pasur shumė kėrkesa, por akoma nuk vendos unė. Nuk ėshtė se kėrkoj shumė, ata janė shumė tė mirė, tė gjithė ata qė mė kanė propozuar i falėnderoj shumė, por akoma nuk jam gati qė tė krijoj njė lidhje.

Njerėzit pėr 100 milionė lekė mund tė bėjnė shumė gjėra, pse jo juve?
100 milion lekė mund t’i humbasėsh shumė shpejt. Nėse nuk do tė ndjeja pėr njė person nuk do tė lidhesha kurrė pėr sy e faqe e pėr audiencė.

Kush nga djemtė tė pėlqente mė shumė?
Kur kam dalė kam dėgjuar qė njerėzit e kanė interpretuar sikur kam pėlqyer Elvisin, por pėr mua ishin njėlloj, si ai, si Ermali, si Meti. Pėr tė tre djemtė kam thėnė se ishin simpatikė dhe pėr tė tre kisha respekt. Kjo e Elvisit ka dalė sepse Elvisi ka shprehur simpati pėr mua. Ai ka thėnė se mė donte dhe mė pėlqente. Kam parė qė na kanė hapur edhe njė faqe nė facebook me emrin “Arjola Krasta dhe Elvis Gjini mė tė bukurit e Big Brother” ku thoshin se nėse del edhe Elvisi nuk e shohin mė “Big Brother”. Nė fakt mė kanė thėnė shumė njerėz qė tani qė kam dalė unė nuk e shohin mė “Big Brother”.

Me cilin nga ata mund tė krijoje njė lidhje aty?
Me asnjė.

Njė nga djemtė qė ka shprehur pėlqimin pėr ju ėshtė Elvisi, ju ēfarė ndieni pėr tė?
Do jepje mendimin tim real, tė cilit i qėndrojė edhe momentalisht, qė tė konsideroj shok. Pėr asnjė nga djemtė brenda shtėpisė nuk kam ndjerė asgjė.

Kishte konkurrencė pėr sa i pėrket pamjes aty, pasi duket sikur janė mbledhur tė gjithė ata qė kanė njė certifikatė bukurie?
Ēunat po, janė tė bukur.

Ju e dinit qė shumė nga banorėt aty njiheshin me njėri tjetrin?
E kemi kuptuar qė njiheshin pasi flisnin. Franēeska me Ermalin pėr shembull njiheshin qė jashtė. Unė personalisht nuk njihja asnjė person, pėrveē Gracianos por edhe atė e kam parė nga televizori.

Arjola, nė “Big Brother” nuk votohet pėr tė preferuarin, por publiku ka zgjedhur atė qė nuk ka dashur ta shoh nė shtėpi. Pse mendon se kanė votuar kundėr teje?
Ndoshta sepse unė nuk kam qenė aq e lirshme si vajzat e tjera qė hynė se ishin shumė tė hapura. Unė nuk dua qė njerėzit tė mė njohin aq shpejt, por ngadalė dhe me kalimin e kohės. Nuk kam atė butonin qė u shtyp dhe u hap ēdo gjė, jo. Unė doja qė tė mė njihnin me kalimin e kohės dhe tė mė zbėrthenin. Nėse dikush e ndjente veten tė aftė qė tė mė zbėrthente le ta bėnte, por unė isha e aftė t’i zbėrtheja tė tjerėt dhe kėtė e kam arritur me disa persona. Pėr aq sa ndenja dhe aq sa i njoha kam respekt pėr disa persona aty. Unė jam shumė e kėnaqur edhe nga publiku jashtė, edhe pse mė ka nxjerrė i falėnderoj.

Tė pėlqen fama ?
Po, pse jo, pasi mė kanė thėnė tė gjithė qė ke treguar njė Arjolė serioze. Mė pėlqen shumė televizioni, madje kur kam hyrė atė ditė bė Big Brother, i kam thėnė Arbanės, qė nuk kam aspak emocione.

Mendohesh shumė kur merr vendime?
Po, shumė mendohem, madje bėjė edhe llogaritjet se si do mė dal kjo histori mė vonė.

Ēfarė duan tė shohin nė Big Brother
“Pėr mendimin tim shqiptarėt duan sa mė shumė shoė, duan tė shohin se ēfarė do bėj kjo, me kė do lidhet kjo, si u vesh, si u zhvesh, nga tė gjitha gjėrat. Duan tė shohin shoė dhe nuk besoj se duan persona seriozė. Tani edhe unė nuk kam qenė shumė serioze aty, nėse donin djemtė tė mė puthnin nuk iu thosha mos mė puth, djemtė mė puthnin, do bėjmė kėtė e bėnim, luaja me djemtė, kam qėndruar natėn duke biseduar me ta. Unė them se ēdokush duhet ta shijojė jetėn ashtu si i vjen, me parametra tė caktuara dhe kufij tė caktuar. Unė pėr veten time bėj shkollėn, bėj qejfet, dal, argėtohem, tė gjitha nga pak i bėj. Dua tė marr pjesė nė tė gjitha fushat, mė pėlqen kėrcimi, muzika, aventurat, kam qenė gjithmonė pjesė e kėtyre dhe nuk e di ēfarė duan mė tepėr. Normalisht qė aty ku duhet serioziteti do jesh serioz. Nėse ėshtė njė debat unė nuk mund tė filloj tė qesh, sepse nuk ėshtė etike. Kur flet tjetri unė duhet ta respektoj dhe jo ta injoroj duke qeshur.

Entela Resuli
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
arjola


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off