Navigation » Forum > DAILY PRESS AND MEDIA, POLITICS... > Latest news from Kosovo » “Ujqit” e LDK-sė pėr lista tė mbyllura

Latest news from Kosovo Discuss Breaking News as it Happens around Kosovo

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 12-10-2011, 02:12 AM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default “Ujqit” e LDK-sė pėr lista tė mbyllura


“Ujqit” e LDK-sė pėr lista tė mbyllura

Grupi i “tė vjetėrve” nė LDK ka dominuar fuqishėm nė raport me “tė rinjtė” e kėsaj partie. Gjatė njė mbledhjeje tė kryesisė sė partisė, anėtarėt “me stazh” kanė arritur t’i mundin reformatorėt, duke vendosur qė qėndrimi zyrtar i LDK-sė tė jetė pro listave tė mbyllura zgjedhore.

Burime tė gazetės brenda Kryesisė sė LDK-sė thonė se kundėr listave tė mbyllura kanė qenė Abdullah Hoti, Gazmend Muhaxheri, Ismet Beqiri dhe Azem Hajdari, ndėrsa mė tė zėshmit pėr lista tė mbyllura janė treguar Naser Osmani, Lutfi Haziri dhe Eqrem Kryeziu.

Ky person qė nuk ka pranuar tė identifikohet me emėr, thotė se kėsaj ēėshtjeje “kapakun” ia ka vėnė lideri Isa Mustafa, i cili gjithashtu ka preferuar listat e mbyllura. Sipas kėtij anėtari tė LDK-sė, vendimi pėr lista tė mbyllura ėshtė kryekėput pėr interesa tė tė vjetėrve nė parti, ngase ata duan qė nė zgjedhjet e ardhshme tė jenė kryesues tė listave nė regjione tė ndryshme dhe kėshtu tė bėhen deputetė pa “u djersitur” fare, ndėrsa krejtėsisht e kundėrta tė ndodhė me anėtarėt e rinj.

“Po flitet se gjithēka ėshtė lojė e kryeministrit Hashim Thaēi, sepse vetėm listat e mbyllura e parandalojnė pėrēarjen e PDK-sė. Sipas tė gjitha gjasave, ai ėshtė ankuar tek ambasadori Christopher Dell se mund t’i dalė situata jashtė kontrollit nė parti, e Dell e ka thėnė fjalėn e tij tek ne (nė LDK)”, ka thėnė ai.

Ky qėndrim i partisė mė tė madhe opozitare nė vend ka ardhur nė kohėn kur Komisioni pėr Reformė Zgjedhore, qė drejtohet nga anėtari i LDK-sė Haki Demolli, ėshtė duke punuar pėr tė ndryshuar kėtė ligj, i cili pas miratimit nė Kuvend do t’iu hapė rrugė zgjedhjeve.
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off