Navigation » Forum > DAILY PRESS AND MEDIA, POLITICS... > Albanian Politics > Edi Rama » 50 fakte tė veēanta nga jeta e Edi Ramės

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 06-20-2011, 01:34 PM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,878
Default 50 fakte tė veēanta nga jeta e Edi Ramės


50 fakte tė veēanta nga jeta e Edi Ramės

Observer” boton nė njė speciale 50 fakte nga jeta e kryetarit tė kėsaj partie, Edi Ramės. E nė ndryshim nga tė gjithė liderėt e tjerė politikė shqiptare, jeta liderit tė opozitės ėshtė komplet ndryshe. Ai e nisi karrierėn politike si rebel, tani ėshtė nė krye tė njė partie qė ka bėrė historinė e kėtij vendi. Jeta e Ramės njihet pėr shkak tė aventurave tė ndryshme, qė gratė e jetės e deri tek stili i jetesės dhe tek mėnyra e
tė bėri politikė.

1. Edi Rama ka lindur mė 4 korrik tė vitit 1964 nė qytetin e Tiranės. Ėshtė djali i Artistit tė Popullit, Kristaq Rama, kurse nėna e tij quhet Aneta.

2. Edi Rama deri mė sot ka ndėrruar gjashtė profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministėr Kulture, kryebashkiak dhe politikan nė krye tė Partisė Socialiste.

3. Edi Rama ka qenė i martuar me aktoren Matilda Makoēi, me tė cilėn ėshtė divorcuar dhe ka njė djalė qė quhet Gregori. Aktualisht ai ėshtė martuar me Linda Bashėn.

4. Rama ka mbaruar Akademinė e Arteve tė Bukura pėr degėn Pikturė dhe nė vitin 1998 ka qenė pedagog nė Akademinė e Arteve. Njė artist antikonformist qė nė pikturė ashtu si dhe nė jetėn e tij nuk pėlqen kompromiset me tė kaluarėn.

5. Katėr janė gratė qė kanė hyrė nė jetėn e politikanit mė tė
rėndėsishėm tė viteve tė fundit, Edi Rama. E para ėshtė artistja Matilda Makoēi me tė cilėn u divorcua. Mė pas gjermania Eva qė nuk qėndroi dot gjatė me tė nė Shqipėri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me tė cilėn bashkėjetoi pėr pesė vite. Dhe tashmė bashkėshortja Linda Basha.

6. Nė ėndrrėn e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli nė Tiranė dhe tė dashurėn e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francės nuk mund tė sillej mė si mė parė nė realitetin shqiptar dhe ajo u laruan pas njė viti nga Tirana.

7. Lidhja e vetme e Edi Ramės me komunizmin ėshtė Spiro Koleka. Rama ėshtė nipi nga nėna i njė prej anėtarėve mė jetėgjatė tė Byrosė Politike gjatė sistemit komunist.

8. Edi Rama ėshtė ndėr tė paktėt personazhe publike nė politikė qė ka ndėrruar emrin. Nė certifikatėn tij tė lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndėrsa pas angazhimit tė tij nė politikė, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

9. Mė 20 prill tė vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit tė Kulturės. Kėtė post ai e mbajti deri nė vitin 2000, ku kandidoi pėr Bashkinė e Tiranės ku edhe fitoi, duke i dhėnė nė kėtė mėnyrė PS-sė pėr herė tė parė drejtimin e bashkisė mė tė madhe nė vend.

10. Mė 9 tetor tė vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste. Gjatė Kongresit tė 7-tė tė PS-sė, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundėr. Nė kėtė mėnyrė ai u bė kryetari i dytė nė historinė e selisė rozė, duke zėvendėsuar nė kėtė post Fatos Nanon.

11. Prej vitit 2000 Edi Rama udhėheq Bashkinė e Tiranės. Ai ka fituar tre mandate rresht nė kryeqytet. Nė vitin 2000 pėrballė Besnik Mustafajit. Nė 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak Ngjelėn dhe nė 18 shkurt 2007 merr
bashkinė pėr herė tė tretė duke mundur Sokol Olldashin e PD-sė. Ndėrsa fituesi i 8 Majit pėr Bashkinė e Tiranės pritet tė dalė nga gjykata.

12. Edi Rama ka mė shumė se 10 vjet qė gjendet nė poste drejtuese. Qė nga viti 1998 kur ai ishte ministėr e Kulture e deri tani nė vitin 2008 qė ai ėshtė kryetari i Bashkisė sė Tiranės. Njė rekord mė vete ky pėr politikėn shqiptare.

13. Rama ėshtė i vetmi kryetar i njė prej partive mė tė mėdha parlamentare qė asnjėherė nuk ka folur nga podiumi i Parlamentit. Qė nga aktivizimi i tij nė politikė, Rama nuk ka kandiduar asnjėherė pėr deputet.

14. Edi Rama ėshtė etiketuar nga miqtė dhe kundėrshtarėt e tij si njė rebel, ekstravagant, kritizer i pashpirt dhe intelektual i madh. Ndėrsa nga tė huajt si i vetmi politikan me vizon nė vend.

15. Pėrveē basketbollit, pasioni tjetėr i Ramės ėshtė libri. Sipas miqve tė tij, Rama ėshtė njė lexues race. Lexon kryesisht libra politikė, qė kanė tė bėjnė me modelet e qeverisjes, por edhe libra ekonomikė tė personaliteteve botėrore.

16. Nė vitin 1992, Rama sė bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnė librin e titulluar “Refleksione”. Libėr i cili ishte njė manifest eseje antikomuniste. Njė vepėr pėr tė cilėn Rama nuk ka folur shpesh.

17. Piktura dhe basketbolli nuk kanė qenė pjesa mė e rėndėsishme e jetės sė tij. Kur mendonte se mund tė shkėlqente nė fushė, braktisi sportin dhe nisi tė merrej vetėm me punėn akademike nė shkollė. Ku sigurisht dhe kėtu spikati si njeriu qė thyen tabutė.

18. Rama nė fillimet e tij politike ishte njė kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturės dhe artit socialist. Mė vonė ndaj Sali Berishės dhe tė gjithė atyre qė nuk shkonin pėrshtat ideve tė tij. Mė tej akoma nė njė artikulues anti-Nano dhe sė fundi, njė anatemues i ēdo gjėje qė ka bėrė politika nė 20 vite.

19. Sot ėshtė kryetari i Partisė Socialiste, por dikur ka milituar nė radhėt e Partisė Demokratike. Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lėvizjen demokratike, por nuk qėndroi mė shumė se tre orė nė krah tė Sali Berishės. Sipas vet Ramės, PS e 1991-shit ishte mbytėse.

20. Djali i njė skulptori me emėr nė Shqipėri, Edi Rama, nuk ka reshtur sė bėri djalin rebel. Rebel nė shkollė, ku pėrplasja me mėsuesit dhe mėsueset ka qenė hobi i tij. Rebel mė vonė nė sport, ku kontrolli i topit tė rėndė tė basketbollit do tė thoshte mė shumė pėrplasje nė “tabelė”.

21. Duke marrė pjesė edhe nė Lėvizjen e Dhjetorit, Rama nė vitet 1991-1992, sė bashku me miqtė e tij mė tė afėrt sulmoi ashpėr regjimin. Me njė fjalor qė i bėnte viktimat t’u therte deri kockė, ai poshtėroi atė sistem edhe me anė tė disa pikturave.

22. Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumė edhe basketbollin. Madje ai sė bashku me tė vėllanė kanė qenė pjesė e klubit tė Dinamos. Nė kėtė sport ai pati sukses dhe u thėrrit edhe nė ekipin kombėtar. Por Rama duket se la politikėn pėr tė luajtur nė nivel kombėtar.

23. Edi Rama kthehet nė Shqipėri kur mėson pėr vdekjen e tė atit, Kristaqit, njė personalitet nė Shqipėri, por mbi tė gjitha njė idhull i jetės sė Ramės. Mjaftoi tė heqė vėthin nga veshi, tė presė mjekrėn, tė shkurtojė flokėt dhe serioziteti nė ceremoninė e varrimit ishte shenja e dytė se ky njeri mund tė qėndronte edhe nė Shqipėri.

24. Pas vdekjes sė tė atit, Rama merr njė telefonatė surprizė. Ishte kryeministri Nano qė e fton tė drejtojė Ministrinė e Kulturės. Njė ftesė qė Rama e pranon jo me shumė zemėr, pasi mė shumė mendonte se si do tė shkėputej nga ajo liria qė kishte deri atėherė.

25. Nė vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, i jep kryebashkiakut Rama ēmimin pėr luftėn kundėr varfėrisė. Ky ėshtė njė ndėr vlerėsimet mė tė mėdha qė ka marrė Rama, kjo pėr faktin se bėhet fjalė pėr njė vlerėsim nga institucione zyrtare.

26. Nė vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku mė i mirė i botės” (World Mayor), duke garuar suksesshėm kundėr kryebashkiakut tė Romės, Athinės dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500 vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipėria.

27. Por vlerėsimet dhe ēmimet pėr Edi Ramėn nuk mbarojnė kėtu. Nė vitin 2005, ai vlerėsohet nga revista prestigjioze “Times”, si njė nga 37 heronjtė qė po ndryshojnė botėn.

28. Njė nga thėniet e Edi Ramės qė mbahen gjatė nė mendje ėshtė kur ai varrosi babanė e tij. “Erdha nė Shqipėri pėr tė varrosur njė pjesė tė fėmijėrisė time, pėr tė futur nė dhe mikun tim mė tė vjetėr duke kaluar kėshtu ditėn mė tė vėshtirė tė jetės”.

29. Njė ndėr batutat mė tė forta tė Ramės, e cila ka hyrė tashmė edhe nė fjalorin e politikės shqiptare, ėshtė ajo pėr Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Ēamēakizi nėpėr kantiere”.

30. Edi Rama ishte ministri i parė qė hoqi badigardėt dhe nuk pranoi tė mbante makinė si ministėr i Kulturės. Gjė tepėr e rrallė kjo pėr Shqipėrinė dhe pėr ministrat e asaj kohe. Por “ēudia” nuk zgjati pėr shumė kohė, pas atentatit dhe punėve tė shumta u detyrua tė vijė nė shijet e zyrtarėve tė tjerė.

31. Prishja e ndėrtimeve pa leje nė parkun “Rinia” dhe nė lumin e Lanės bėhej pėr herė tė parė nė emėr tė shtetit. Dhe pėr kėtė meritėn mė tė madhe e ka marrė Edi Rama, megjithėse ėshtė njė punė qė u bė nga Policia Ndėrtimore me fondet e qeverisė.

32. Me kėngėn “Tirona”, e kėnduar prej tij, Edi Rama bėhet i pari politikan qė kompozon dhe kėndon njė kėngė vetė. Nė kėtė kėngė nė tė cilėn morėn pjesė edhe grupi i famshėm “West-Side Familly” u kthye nė njė hit tė vėrtetė.

33. Edi Rama ėshtė kryebashkiaku i vetėm i Tiranės qė ka bashkėjetuar politikisht me katėr kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe sė fundi me kryeministrin e Partisė Demokratike, Sali Berisha.

34. Edi Rama ėshtė kryetari i dytė i PS-sė, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-sė nė moshėn 39 vjeē. Ndėrsa Edi Rama e mori drejtimin e partisė mė tė madhe nė opozitė nė moshėn 41 vjeē.

35. Togfjalėshi mė i pėrdorur nga Edi Rama ėshtė pikėrisht “politika e re”. Tashmė kjo fjalė ka hyrė nė fjalorin politik tė ditės tė selisė rozė, ku nuk ka deputet qė gjatė deklaratave tė tyre mos tė pėrdorin togfjalėshin “politikė e re”.

36. Kur ishte nė shtėpi pėr tė vizituar prindėrit, dy persona e ndoqėn nė njė rrugė tė errėt dhe e rrahėn pa arsye. Njė ngjarje qė ai e pėrkujton si “stili Edi Rama”; duke iu marrė kėmbėt deri tek shtėpia e njė fotografi, rrugės pėr nė spital dhe duke pozuar pėr fotografi tė kokės sė ēarė dhe fytyrės tė ėnjtur e tė pėrgjakur. “Trembėdhjetė gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorėt i hoqėn tubat e ushqimit dhe tė frymėmarrjes.

37. Pas rrahjes Rama vendos tė largohet, jo vetėm se ndjehej i kėrcėnuar, por edhe pėr tė provuar fatin e artistit nė migrim. U vendos nė zemėr tė Parisit dhe me penel nė dorė dhe telajon ēdo mėngjes nisi njė jetė tė re.

38. Por Rama edhe nė Paris nuk e la profesionin e tij tė tė shkruarit. Ai kishte lėnė nė Tiranė njė reputacion, tė cilin ai e ruajti edhe nė Paris, duke shkruar opinione pėr njė gazetė nė Tiranė, duke u pėrqendruar nė ēėshtje qė nuk shkonin si duhet nė Shqipėri.

39. Vėllai i Edi Ramės, Olsi Rama, nė njė intervistė ka thėnė se gjatė 7 viteve tė fundit, Edi Rama ėshtė shkurtuar (kėrrusur) katėr centimetra. Kjo si pasojė e lodhjes dhe qėndrimit gjithmonė mbi tryezėn e punės.

40. Ndryshimi mė i madh i Edi Ramės pėr publikun ėshtė fjalori i tij. Nėse hyri nė mendjet e shqiptarėve pėr frazat dhe batutat qė pėrdorte kundėr Berishės dhe fjalorin agresiv, qė nga zgjedhja nė krye tė PS-sė, ka ulur ndjeshėm fjalorin duke pėrdorur njė gjuhė standarde dhe shumė pak tė ndryshme nga tė tjerėt.

41. Rama ėshtė i pari politikan shqiptar qė nė media i janė publikuar foto nudo. Bėhet fjalė pėr fotot nė plazhet e Francės qė u nxorėn pak ditė nga zgjedhjet lokale tė vitit 2007. Njė veprim qė Rama e cilėsoi si shantazh ndaj figurės sė tij.

42. Edi Rama ndėr pijet e tij tė preferuara ka verėn, megjithėse e pi shumė rrallė. Nė lokale mund tė shihet vetėm me ndonjė gotė ujė pa gaz. Duhanin pasi mėsoi ta pinte nė Paris, sapo u bė kryetar bashkie e ndaloi. Mban njė dietė tė fortė ushqimesh dhe bėn vrap nė kodrat e liqenit.

43. Ėshtė ndėr politikanėt qė ėshtė i obsesionuar pas sms-ve. Mund t’u dėrgojė me qindra nė ditė miqve dhe bashkėpunėtorėve tė tij. Por ndryshe nga fjalimet e tij politike, sms-tė i shkuan me njė tironēe autoktone dhe
mjaft shkurt.

44. Makinat, ndryshe nga ish-kryetari i tij, nuk janė njė hobi i Ramės. Deri mė sot nuk ėshtė parė asnjėherė nė timonin e ndonjė makine, pėrveē fotove nė autobusėt e Bashkisė sė Tiranės.

45. Dikur vishej me ekstravagancė. Ēorape tė kuqe, pantallona tė gjera, kapuē nė kohė dhe jelek shumėngjyrėsh. Ndėrsa, qė nga marrja e Partisė Socialiste, nuk e heq kostumin edhe kur temperaturat shėnojnė maksimumin e
tyre.

46. Deklarimi i pasurisė sė Edi Ramės ėshtė njė nga mė modestėt e zyrtarėve shqiptarė. Rama siguron jetesėn vetėm me tė ardhurat nga rroga si kryebashkiak dhe shpėrblimet e kėsaj detyre. Prej katėr vitesh kryebashkiaku deklaron nė zyrėn e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit tė Pasurive, se
shlyen njė kredi qė kap shifrėn prej 163.225 lekė tė rinj.

47. Batuta mė e fortė ndaj Edi Ramės cilėsohet ajo e paraardhėsit tė tij nė krye tė Partisė Socialiste, Fatos Nano. Ky i fundit gjatė disa debateve me Edi Ramėn deklaroi se, “E kam marrė Edi Ramėn me thonj tė paprerė nga Parisi dhe e bėra ministėr”.

48. Kryesocialisti Rama veē akuzave tė shumta qė ka bėrė ndaj kundėrshtarit tė tij politik, Sali Berisha, ka drejtuar ndaj tij edhe shumė batuta. Por ajo qė ka hyrė nė historinė e fjalorit politik ėshtė “Doktor Rrumpalla”. Kjo cilėsohet edhe si njė nga batutat mė tė mira tė Ramės.

49. Qė prej tre vitesh, Partia Socialiste nėn drejtimin e Edi Ramės ka zhvilluar dhe po zhvillon njė opozitė ndryshe ndaj qeverisė. Shumė analistė e kanė kritikuar kėtė opozitė tė Ramės ndaj qeverisė, duke e cilėsuar ata mjaft tė butė dhe pa ide. Por duket se Rama nuk ėshtė tunduar aspak nga
kėto kritika.

50. Frazat mė tė pėrdorura tė Edi Ramės nga viti 2005 kur mori drejtimin e PS-sė e deri tani janė: “Politika e vjetėr”, “politika e re”, “tranzicion i stėrzgjatur”, “politikė e gėrr-mėrreve”, “qeveri e dėshtuar”, “kryeministėr gėnjeshtar”, “pėrtej sė majtės e tė djathtės”, “politikė pėrmbi PS dhe mbi PD-nė”.

Pergaditi: Erion Habilaj
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
  #2  
Old 07-11-2011, 08:35 PM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Rama - Al Gore, si nata me ditėn


Dhe nė vendin e demokracisė mė tė mirė nė botė, Al Gore, pėr tė cilin demokratėt vijojnė tė mendojnė sot se ai ishte fituesi i garės sė ngushtė, nuk hezitoi pėr asnjė sekondė tė pėrgėzonte rivalin e tij pėr zgjedhjen si president

Kryetari i opozitės, Edi Rama, qė prej ardhjes nė kėtė post ka vėnė nė shėnjestėr qeverinė shqiptare si antidemokratike, ashtu siē sipas tij janė gjithė tė vjetrit e politikės shqiptare.
Sipas Ramės, vendi ka nevojė pėr demokraci dhe bėn thirrje ndaj partnerėve ndėrkombėtarė, Bashkimit Europian qė tė mos zgjedhin stabilitetin para demokracisė.


Por demokracinė e bėjnė njerėzit dhe a ėshtė Rama njė demokrat ???

Pėrgjatė dy muajve, krahasimi kryesor dhe i vetmi qė i ėshtė bėrė garės sė Tiranės nė fakt ėshtė ai me garėn e vitit 2000 nė Amerikė mes kandidatit republikan Bush dhe atij demokrat Al Gore, kur gjykata supreme tha se fitorja i takonte tė parit.
Dhe nė vendin e demokracisė mė tė mirė nė botė, Al Gore, pėr tė cilin demokratėt vijojnė tė mendojnė sot se ai ishte fituesi i garės sė ngushtė, nuk hezitoi pėr asnjė sekondė tė pėrgėzonte rivalin e tij pėr zgjedhjen si presidenti i 43-tė i SHBA-sė.

“Vetėm ēaste mė parė, bisedova me George Ė. Bush dhe e pėrgėzova atė qė u bė presidenti i 43-tė i Shteteve tė Bashkuara.

Dhe unė i premtova atij se do ta merrja pėrsėri kėtė kohė.
Unė u ofrova pėr t'u takuar me tė sa mė shpejt tė jetė e mundur nė mėnyrė qė mund tė fillojnė mbyllja e fushatės dhe nė kontekst tė asaj qė kemi kaluar”.

Edi Rama e nisi me vite drite larg shembullit amerikan duke refuzuar si ēdo herė debatin e fushatės elektorale me rivalėt e tij, dhe tashmė jo vetėm qė nuk uron demokratin Basha pėr fitoren, por nė njė sulm tė paprecedent ndaj drejtėsisė, justifikohet si pėr tė disatėn herė para elektoratit se nuk ėshtė se humbi ai, por fitorja iu vodh.

Edi Rama foli pėr njė drejtėsi tė vdekur, pėr qytetarė hajdutė dhe jo hajdutėt, foli pėr aksion popullor, duke mos menduar pėr asnjė ēast cili ėshtė populli qė Ramės i ka mbetur dhe cila ėshtė ajo qe populli pret pas betejash tė humbura tė Ramės dhe mbajtjeje peng tė reformave beteje pas beteje deri nė kėtė tė fundit, ku kreut tė opozitės qytetarėt i dhanė goditjen e fundit, si kryebashkiak dhe drejtėsia veēse e konfirmoi kėtė pėrmes procedurash qė Rama ndoqi pėr dy muaj me radhė nė institucionet zgjedhore ku ai ishte palė e barabartė.

Sot fjalėt tona janė tė tepėrta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi njė grabitje tė dhunshme ditėn pėr diell dhe, sy pėr sy, pėrpara njė populli tė tėrė, nxori humbėsin fitues duke bėrė qorrin e shurdhin si nė ēdo regjim pa drejtėsi.

“I them presidentit tė zgjedhur Bush se ajo qė mbetet nga zilia partizane tani duhet lėnė mėnjanė, dhe Zoti e bekoftė drejtimin e tij nė kėtė vend.

As ai dhe as unė nuk e kemi pritur kėtė rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė.

Sigurisht as njeri prej nesh nuk donte qė ajo tė ndodhė.

Megjithatė ajo erdhi, dhe tani ajo ka pėrfunduar, zgjidhur, pasi ajo duhet tė zgjidhet, pėrmes institucioneve tė nderuara tė demokracisė sonė”.

Sot fjalėt tona janė tė tepėrta, sepse tė gjithė e dinė tė vėrtetėn e zgjedhjeve nė Tiranė, edhe qytetarėt, edhe gazetarėt, edhe ndėrkombėtarėt, edhe gjyqtarėt, edhe kusarėt.

Mbi bibliotekėn e njė prej shkollave tona tė ligjit e madhe ėshtė gdhendur me moton "Jo nė bazė tė njeriut, por nė bazė tė Zotit dhe ligjit".

Ky ėshtė parimi sundues i lirisė amerikane, burimi i lirive tona demokratike.

“Unė jam munduar ta bėje atė udhėzues nė garat e mia, pasi ka udhėzuar shqyrtimet e Amerikės pėr tė gjitha ēėshtjet komplekse tė pesė javėve tė fundit”.

Sot fjalėt tona janė tė tepėrta, sepse akti i Kolegjit Zgjedhor flet mė shumė se ēdo fjalė pėr kapitullimin pa kushte tė drejtėsisė, nėn trysninė e njė pushteti kusarėsh e matrapazėsh qė i lejojnė vetes ēdo gjė dhe nuk ndėshkohen pėr asgjė.

“Tani Gjykata e Lartė e shteteve te Bashkuara ka folur.

Le tė mos ketė asnjė dyshim, ndėrsa unė fuqimisht bie dakord me vendimin e gjykatės, unė e pranoj atė.

Unė e pranoj finalen e kėtij rezultati qė do tė ratifikohet tė hėnėn e ardhshme nė Kolegjin Zgjedhor. Dhe sonte, pėr hir tė unitetit tonė si popull dhe fuqinė e demokracisė sonė, ofroj lėshimin tim”.

Sot fjalėt e ēdo shqiptari qė nuk vjedh janė tė tepėrta, sepse sot ēdo hajdut ka tė drejtė ta festojė lajmin qė vjedhjen nė Shqipėri ligji mund ta dėnojė sa tė dojė, po gjykata mund ta lejojė kur tė dojė.

“Unė e di se shumė prej mbėshtetėsve tė mi janė tė zhgėnjyer. Unė jam shumė. Por zhgėnjimi ynė duhet tė tejkalohet nga dashuria jonė pėr vendin”.

Dhe unė them pėr anėtarėt tonė tė tjerė tė komunitetit botėror, askush tė mos e shohė kėtė garė si njė shenjė tė dobėsisė amerikane.

Fuqia e demokracisė amerikane ėshtė treguar mė e qartė nėpėrmjet vėshtirėsive qė mund tė kapėrcejė.

Disa kanė shprehur shqetėsimin se natyra e pazakontė e kėtyre zgjedhjeve mund tė pengojė presidentin e ardhshėm nė kryerjen e detyrės sė tij. Unė nuk besoj se duhet tė jetė kėshtu.

Presidenti i zgjedhur, Bush trashėgon njė komb tė cilit qytetarėt do tė jenė tė gatshėm pėr tė ndihmuar atė nė kryerjen e pėrgjegjėsive tė tij tė mėdha.

Unė, personalisht, do tė jem nė dispozicion tė tij, dhe bėj thirrje tė gjithė amerikanėt - veēanėrisht atyre qė qėndruan me ne - pėr t’u bashkuar pas presidentit tonė tė ardhshėm.
Kjo ėshtė Amerika.

Ashtu si ne luftojnė shumė kur aksionet janė tė larta, dhe bashkohemi se bashku kur gara ka mbaruar.

Ndėrsa do tė ketė kohė tė mjaftueshme pėr tė debatuar mbi dallimet tona tė vazhdueshme, tani ėshtė koha pėr tė njohur se ajo qė na bashkon ėshtė mė e madhe se ajo qė na ndan”.
Sot fjalėt janė tė tepėrta, sepse drejtėsia nė Shqipėri ka vdekur.

Ndėrsa opozita do tė flasė me njė aksion tė madh popullor pėr tė ringjallur drejtėsinė dhe shpėtuar Shqipėrinė nga pengmarrėsit e saj.

Ndėrsa ne ende mbajnė dhe nuk japin besimet tona tė kundėrta, ėshtė njė detyrė mė e larte se ajo qė i detyrohemi njė partie politike.

“Kjo ėshtė Amerika dhe ne kemi vėnė vendin para partisė, ne do tė qėndrojmė sė bashku pas presidentin tonė tė ri.

Sa pėr atė qė unė do tė bėj tjetėr, unė nuk e di pėrgjigjen pėr kėtė akoma.

Ashtu si shumė prej jush, unė jam duke kėrkuar para pėr shpenzimet e pushimeve me familjen dhe miqtė e vjetėr.

Unė e di qė do tė shpenzojė kohė nė Tennessee nė riparoj disa gardhe, nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe atė figurativ.

Unė kam parė Amerikėn nė kėtė fushatė, dhe e kam pėlqyer atė qė kam parė.

Ėshtė luftė me vlerė , ėshtė njė luftė qė Unė kurrė nuk do tė ndalem. Sa pėr betejėn qė pėrfundon sot, unė besoj, ashtu si babai im njė herė tha se "Nuk ka rėndėsi se sa e vėshtirė eshte humbja, humbja mund tė shėrbejnė ashtu si dhe fitorja tė rregullojė shpirtin dhe tė lėsh lavdinė tė dalė jashtė.

Tani lufta politike ka pėrfunduar dhe jemi kthyer sėrish nė luftėn pafund pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė tė gjithė amerikanėve dhe pėr ata nė mbarė botėn qė shikojnė tek ne udhėheqjen e rrugės sė lirė.

Nė fjalėt e himnit tonė tė madh "Amerika, Amerika": "Le tė kurorėzojmė mirėsinė me vėllazėrinė, nga deti nė det ndritshėm".

Dhe tani, miqtė e mi, nė njė frazė qe unė njė herė kam adresuar tek tė tjerėt: Ėshtė koha pėr mua tė shkoj ...” /acbnews/
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 4 (0 members and 4 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off