Navigation » Forum > MOST POPULAR ALBANIAN FORUMS ON THE INETERNET > Oda Tim Shkupit » Sali Bajrami-Krasniqi

Oda Tim Shkupit Discuss Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupi"

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-16-2009, 02:05 PM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,885
Default Sali Bajrami-Krasniqi

SALI BAJRAMI-KRASNIQI


Rapsod i Pashlyeshem ne kujtesen e Popullit


( 1919-1987 )

Njeri ndėr rapsodėt mė tė mirė dhe mė tė njohur tė Kosovės Salih Bajrami-Krasniqi, u lind mė 1919 nė fshatin Llashka Drenoc tė Prekorupės komuna e Malishevės.Sipas pohimit tė vetė Salihut ai filoj tė kėndoj qysh nė moshėn 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepėr fjalė nuse, nė dasma nė ndeja e nė ahenxhe tė ndryshme.Nė fillim pėrveq me babain Bajramin,(pėr tė thuhet se ka qene njeri nder kėngetaret mė tė dalluar dhe ėshtė i pari qe e solli sharkinė nė Drenicė)Saliu kėndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacėn (i cili njeheri kishte kėnduar edhe me (babanė e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me kėtė tė fundit kėndoj gjatė edhe e pėrfundoj tė kėnduarit tė vetė.

Mė sė gjysmė shekulli kėndoj njė numer tė madh baladash, kėngėsh epike legjendare, kėngė historike tė ashtuquajtura “kang tė oxhakut”kėngė lirike tė dashurisė tė traditės sė vjetėr,dhe posaqėrisht kėngė tė ashtuquajtura tė “ashikisė”.ka ditur tė kėndoj rrethė 500 kėngė tė llojeve tė stileve tė ndryshme, qe nga ato mė tė lashtat e deri tė ato tė historisė dhe pėrditėshmerisė sonė tė re.

Salih Bajrami, sė bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet kėndoj nė shumė dasma tė Drenicės ,Llapit e anė e mbanė Kosovės.Po keshtu mori pjesė nė koncerte dhe nė manifestime tė shumta me karakter krahinor,republikan,federativė tė ish-Jugosllavisė e Nderkombėtare. Me 1966 sė bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parė nė Festivalin Nderkombetar tė Folklorit nė Langolen (England).Pėr merita tė veqanta nė ruajtjen e kultivimin e krijimtarisė muzikore popullore tė shqiptareve nė Kosovė dhe pėr pjesėmarrje tė shumėta nė Revisten e Folklorit Burimor Kosovar tė Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit tė organizimit tė ketij manifestimi tė rendesishem tė krijimtarisė popullore mė1987 u dekorua me diplomė dhe me njė orė xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambėl me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre tė veqant pasuroj vlefshmėrinė e procesit tė trashigimisė dhe ligjėsitė e eksistimit tė qenjės sė saj si pjesė e krijimtarisė shpirtėrore tė popullit tonė.

Paraqitja e Sali Bajramit si kėngėtar i dalluar popullor ėshtė manifetuar nė njė menyrė tė konsiderueshme nė forma tė ndryshme muzikore.Kėshtu pėrveq interpretimeve tė shumta tė melodive instrumentale,me endje edhe pse tė gjata i kėndonte baladat e vjetra,kėngėt epike legjendare pėr Muja dhe Halilin, kėngėt historike tė pėriudhave dhe heroive tė ndryshme ndėr tė cilat dalloheshin ato tė kohės sė Rilindjes Kombėtare,pastaj kėngėt e dashurisėtė traditės sė vjetėr fshatare,dhe posaqerisht ato tė “ashikisė”pėr tė cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., pėrmes tė cilave kėngė shihej se si janė ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra mė e mire pėr tė deshmuar se keto kėngė nė tė shumtėn e rasteve nuk iu kanė nėnshtruar ndryshimeve tė dukshme tė kohės dhe ndikimeve tė tjera nga jashtė. Kėshtu p.sh.edhe pse nė tė degjuar tė thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne njė sistem tonal stabil,qe del nga lidhėshmeria e llojeve dhe tipave tė kėngeve qe kėndohėn me keto instrumente dhe tė praktikės sė tė kėnduarit tė tyre nė unisiono,me mjete akustike tė radhės tonale tė instrumenteve tė vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit tė vjeter tė akordimit tė ketyre instrumenteve,si dhe menyrės specifike tė tė kėnduarit tė tyre, tė shumtėn nė menyrėn e ashtuquajtur “vargore”, mund tė verehej se inrervalėt e rradhės tonale tė kėngėve tė tyre shpeshherė nuk janė tė sistemit tė temperuar,gjė qe ketė e ka kushtėzuar menyra e lirė e goditjeve tė “perdeve” tė qiftėlise dhe tė sharkisė,mė tė cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet.

Gjatė kėndimit tė Sali Bajramit vėrehej pėrdorimi i shtojcave tė ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,qė nė menyrė artistike e funksionalizon tėrė kėngėn.Kėshtu p.sh.zbukurimet nė formė shtojcash tė vargut melo-poetik,tė cilat nė pikėpamje muzikore paraqitėn si melizma, glisando, kombinime tė ndryshme ritmike dhe theksime tė tjera melo-ritmike gjithnjė sillnin efekte tė fuqishme artistike.Kėto elemente tė ketij rapsodi tė njohur mė sė shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymėzimeve spontane me qka karakterizohėj kėnga dhe interpretimi i tij i tėrėsishėm vokalo-instrumental.Numri i madh i kėngeve tė regjistruara qe gjenden nė arkivin Institutit Albanologjik tė Prishtinės, paraqesin lėndė tė rendesishme pėr analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund tė nxirrėn rezultate tė ndryshme, qe kane tė bejnė me formen e vargut apo strofės melo-poetike dhe elemente tė tjera qe u pėrmenden,qoftė si vlera tė veqanta folklorike,qoftė si bazė pėr njė monografi apo studime tė tjera etnomuzikologjike.

Jeta, kėnga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten tė pashlyeshme nė kujtesen e tė gjithė atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinė e mirefilltė folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetėm i tė kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit tė tregimeve dhe barcoletave mė tė cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me kėngėt mė tė mira mė tė cilat gjithnjė ishte nė nivel tė lartė artistik.

Sa herė kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohėn kėngėt dhe menyra specifike e interpretimit ,tė cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohės i mire i tė gjitha stileve tė trevave dhe zonave etnografike tė mbarė Kosovės.Me menyrėn me origjinale dhe autenticitetin tė theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe kėngė epike-historike, tė cilat sipas sistemit modelativ tė traditės sonė mė tė hershme lahutare i kėndonin neper festa ,dasma dhe gėzime tė ndryshme.Ato gjithnjė kishin si karakteristikė kryesore mbizoterimin e tė luajturit me qifteli e sharki dhe tingėllimin e intonacioneve tradicionale tė traditės lahutare, si parim ky qe ėshtė pėr ruajtjen e formave tė njohura tė tė interpretuarit –eksekutimin tė tyre origjinal e autentik.Po kėshtu pėrmes kėngeve epike-historike ia doli tė nxjerr nė pah disa elemente tė rendesishme tė struktur[s formale,tė mjeteve shprehėse muzikore dhe menyrės sė interpretimit –kėndimit tė kėngeve tė cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore tė tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne tė kultivohėn e kėndohėn edhe nga kėngėtar tė tjerė tė rinjė.Me kėngėt qe pėr objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme tė historisė kombėtare,apo edhe ndonjė figurė tė spikatur patriotike siq janė kėngėt e Lidhjes sė Prizrenit ato pėr Haxhi Zekėn,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinėn,Isa Boletinine shumė tė tjerė,kėta kėngetar nuk e pėrseritnin historinė,por asaj i dhanė dimensione mė tė gjera dhe mė tė thella shpirtėrore gjithėpopullore,tė realizuara nė menyre maestrale pėrmes tė cilave ata gjithnjė i gdhendnin kujtimet vetjake pėr ngjarjet historike,mesazhi i tė cilave,pėrveq tjerash,ėshtė edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar.

Nė kėngėt e lirikės sė dashurisė tė interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Sė pari mėnyra ekzotike e interpretimit tė kėngeve tė dashurisė,tė cilat si frymėzim i thellė i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe pėrjetimet me etotike.Dhe sė dyti kėngėt e ashtuquajtura tė “ashikisė”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin nė formė dialogjėsh retorike tė pyetjeve, ku Salihu gjithnjėkėndone si prijsė dhe pėrgjegjes se Ferizit si pėrcjellės nė regjistėr tė lart intonativ dhe nė njė fortissimo posible.Janė keto kėngė tė cilat paraqesin forma mė tė zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit tė tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitė mbesin si njė duo apo ansambėl i paharueshėm dhe i pa pėrseritshėm. Ata na erdhen dhe na u paraqitėn si njė degėzim nė tė cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjė udheheqės,ishin dhe mbetėn pėrshkrues tė pėrhershėm tė ndjenjave me suptile tė realizuara tėrėsisht dhe nė menyrė tė veqant.Shqiptimi i kėngės sė tyre gjithnjė ishte shprehje plotė i lartė nė intonacion pėr qka edhe fort i vėshtirė pėr interpretim, ishte i rrjedhshėm, i pastėr dhe i sakt; intonacioni i pėrkryer dhe ndjenja e sigurt pėr ritem nė tė gjitha shpejtėsitė dhe disponimet shpirtėrore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhėheqės i kėngės gjithnjė krijoj mundėsi apsorbimi artistik nė realizimin interpretues tė zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve tė folklorit tonė burimor.Ishte fat i madh qe e patem njė kėngėtar si Salih Bajrami-Krasniqi qė sė bashku me Feriz Krasniqin, u bė aji Salihu i madh i cili me talentin e tij tė rrallė ishte dhe mbeti si njė ndėr kėngėtaret mė tė mirė tė kohės sonė.

Bahtir SHEHOLLI
Instituti Albanologjik i Prishtines
Gjurmime albanologjike / Folklor dhe Etnologji / Faq.215-218 Prishtine 1998.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
salih bajram krasniqi


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off