Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-16-2009, 10:05 AM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,875
Default Blero, terhiqet nga Festivali ne RTSH


Blero, terhiqet nga Festivali ne RTSH

“Me kerkuan nje shume te madhe parash per vendin e pare”


Nga Ilda Lumani
Ndersa Festivali i Kenges ne RTVSH po merr startin, Blero lajmeron se nuk do te jete me pjese e tij. “Do te mungoj”, - ka thene kengetari, i cili vetem pak dite me pare erdhi ne Tirane i ftuar ne nje nga pubet e kryeqytetit, ku ai kendoi per gjithe naten duke argetuar pa mase fansat e tij. Shumica e tyre paten mundesine ta takonin nga afer kengetarin e tyre te preferuar apo edhe te merrnin ndonje autograf prej tij. Por nderkohe ishte edhe nje arsye me teper vizita e tij ne Tirane. Pjesemarrja e tij ne Festivalin e Kenges ne Radiotelevizion. Te ciles duket se i ishte dedikuar plotesisht kete fund viti. E ndersa pritej qe ai te konkurronte, Blero eshte terhequr. “Dhe pse jam ne listen e konkurrenteve, kam vendosur te terheq pjesemarrjen time… Arsyeja eshte shume e thjeshte; edhe kesaj radhe nuk mungon korrupsioni dhe padrejtesia ne kete festival… Une isha ne Tirane per rreth nje jave, duke u ushtruar dhe pergatitur per “Festivalin e Madh”, kur nje person anonim me tregoi me fakte se gjithçka eshte vendosur para kohe dhe vendi i pare, i dyte dhe i trete, jane te vendosura nga vete udheheqja e festivalit. Per kete arsye vendosa qe te heq dore nga ky festival”.

TERHEQJA
Keshtu eshte shprehur ne nje nga faqet e Internetit kengetari, i cili vetem pak dite me pare fliste me mjaft entuziazem per kengen e tij. “eshte nje kenge me ritem, nje kenge shume interesante, nje kenge festivali, nje kenge qe eshte perfolur dhe nga mediat e shteteve skandinave per pjesemarrjen time ne kete festival. eshte nje kenge e kompozuar nga une. Teksti nga Sokol Marsi dhe nga disa ndihmes kompozitore qe jane shume te mire ne Suedi”, - tregonte Blero ishte mjaft optimist pak dite me pare per kengen e tij. Ndersa tashme gjithe ky optimizem eshte kthyer ne nje proteste nga kengetari,qe ka refuzuar skenen e Pallatit te Kongreseve, pasi ka zbuluar korruptimin, qe po behet me kete Festival. “Mendoj se eshte e padrejte dhe e pamoralshme qe gjera te tilla ndodhin. Behen pagesa te fshehura per te fituar dhe kenget e gabuara e perfaqesojne Shqiperine ne “Eurosong”. Siç jemi vertetuar viteve te fundit, qe Shqiperia nuk arrin as ne finale te “Eurosong”, arsyeja eshte kjo pra”, - eshte shprehur kengetari kosovar.

FALJE FANSAVE
Megjithate, ai eshte me kembe ne toke. “Nuk them qe jam ndoshta kengetari qe duhet ta perfaqesoje Shqiperine ne “Eurosong”, por se te pakten le te vendose populli permes votave se kush do t’i perfaqesoje, e jo nje juri e cila caktohet prej disa personave. Nuk dua t’I cek me emra, por po e them qe me kerkuan nje shume te madhe parash per vendin e pare, dhe une mendoj qe eshte gabim te paguhet vendi i pare. Vendi i pare duhet te meritohet dhe te perkrahet nga populli dhe vota e tyre, e jo nga nje juri…”. I vetmi detyrim qe ndjen Blero eshte ndaj fansave te tij, te cileve u kerkon falje. “Une kerkoj shume falje tek simpatizuesit e mi, per mungesen time ne kete festival, por me shprese se do te me kuptojne dhe respektojne vendimin tim”, - e mbyll Blero argumentin qe jep per mos pjesemarrje ne Festival. Blero kete vit do te perfaqesohej me nje kenge te kompozuar nga vete ai. Ne fakt kengetari kosovar, i cili eshte i njohur me mjaft hite te tij ne Shqiperi, konkurronte per here te pare ne Festivalin ne RTSH. Dhe madje deri ne momentet para terheqjes ishte mjaft entuziast per pjesemarrjen e tij, pasi ishte dhe nje nga kengetaret me te klikuar ne faqet e Internetit, si nje nder kandidatet fitues per çmimin e pare te Festivalit. Por te gjitha keto endrra u shkermoqen mjaft shpejt per kengetarin.

BLERO DHE LEONORA POLOSKA
Nderkohe, pas bashkepunimeve te tij muzikore me kengetare si Shpat Kasapin e Te-Kamaden, nje tjeter duet pritet te dale se shpejti, ku kengetarin do tashohim perkrah nje kengetareje po aq te njohur. “Behet fjale per nje bashkepunim me nje kengetare nga Maqedonia shume te mire, siç eshte Leonora Poloska. Nderkohe, se shpejti do te realizojme edhe klipin e kesaj kenge, me titull “Kreizi”. Kenga eshte shkruar nga Leonora Poloska, ndersa kompozimin e kam bere vete”, - tregon kengetari. Kenge pritet te lançohet para Vitit te Ri, nese planet e tyre do te shkojne ashtu siç i kane parashikuar. Ne fakt, bashkepunimet e tij kane qene mjaft te pelqyera si nga publiku shqiptar ashtu edhe ai kosovar, e me tej ne diaspore. E duke qene se edhe Leonora Poloska eshte nje kengetare tanime e afirmuar dhe e pelqyer nga shume njerez, jemi te bindur se edhe me kete bashkepunim Blero do te godase ne shenje. Megjithate, siç rrefen kengetari, maksimumi i lançimit te kenges “Kreizi” do te jete ne fillim te vitit 2008.

VITI I RI PER BLERON
Per shumicen derrmuese te kengetareve, Vit i Ri do te thote pune, koncerte, turne. E Blero nuk mund te dale kunder kesaj rrjedhe. Qysh prej dy muajsh ai e ka parashikuar axhenden e tij te Vitit te Ri. E pikerisht Blero do te jete ne Zvicer per naten e Krishtlindjeve, ne Gjeneve per daten 31 dhe ne daten 1 per Bajram, do te jete ne Kosove. E ne perfundim te 2007-es per Bleron duket se ky vit ka rezultuar jo pak I suksesshem. Me nje album ne treg, (me titullin “Blero”), me pjesemarrje te suksesshme ne festivale, me mjaft koncerte e turne ne mjaft vende.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
blero, festivali rtsh, krasniqi, leonora poloska, teuta


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off