Navigation » Forum > MOST POPULAR ALBANIAN FORUMS ON THE INETERNET > Top Albanian Celebrities at Albanur Forum > Nora Istrefi » Nora Istrefi: Nuk jam pėr bashkėjetesė, jam pėr martesė

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 03-09-2010, 12:52 AM
Alfredi's Avatar
Alfredi Alfredi is offline
Super Moderator
 
Join Date: Mar 2010
Posts: 299
Default Nora Istrefi: Nuk jam pėr bashkėjetesė, jam pėr martesė


Nora Istrefi: Nuk jam pėr bashkėjetesė, jam pėr martesė

Violetė Pllana

Ajo ėshtė njėra ndėr kėngėtaret qė shumė shpejt ka kapur majat e suksesit. Me paraqitjet e saj pati fituar shumė simpatizantė, tė cilėt nėpėr vite sa vinin e shtoheshin. Njė seksimbol, qė vazhdon tė ruajė linjat perfekte. Tashmė, prej fillimit tė saj, ka ndėrruar jeta private. Nuk ėshtė e vetme, por nė krahė ka tė fejuarin Robertin. Pėr tė jeta private ėshtė e shenjė dhe ka vendosur ta ruajė me ēdo kusht atė. Ėshtė pro martesės dhe nuk dėshiron tė bashkėjetojė. Nė kėtė intervistė, dhėnė pėr “RTK Blu”, ajo shpalos tė tjera gjėra qė nuk i ka thėnė mė parė.
Nora: Zakonisht jam e angazhuar nėpėr mbrėmje muzikore dhe e diela nė mėngjes mė gjen nė aeroplan. Pastaj gjithė e diela mė shkon nė gjumė, duke pushuar normalisht, meqė dihet se puna jonė mė shumė ėshtė natėn.

- Raportet me kohėn si i ke?

Nora Istrefi: Tė them tė drejtėn kohėt e fundit kam shumė pak kohė tė lirė, pasi jam duke pėrgatitur disa kėngė tė reja, projekte tė reja, mirėpo mė pėlqen mė shumė dinamizmi i jetės dhe nuk kam dėshirė tė humb kohė nėpėr lokale apo duke ndenjur kot. Mirėpo e metė e imja ėshtė pasi nuk jam e pėrpiktė nė takime, pasi gjithnjė vonohem. Sa kohė qė po mundohem ta rregulloj kėtė, por deri mė tani pas sukses, pasi prapė vonohem nė takime.

- Na sjell pak kujtime tė fėmijėrisė tėnde, tė kohės kur ke filluar shkollėn, meqė sot jemi me 7 Mars.

Nora Istrefi: Kujtimet e shkollės i kujtoj me shumė nostalgji. Si fėmijė kam qenė pak e turpshme dhe dita e parė e shkollės mė kujtohet shumė mirė. Ka qenė i vėshtirė momenti kur e kam para se vetė kam hyrė nė shkollė te mėsuesja pa nėnė dhe babin. Ka qenė pak periudhė e vėshtirė, pasi na duhej ta ndajmė shkollėn edhe me gjenerata tė tjera. Pastaj me qenė 40 nxėnės dhe kemi mėsuar nė kabinete.

- Ke kėnduar ndonjėherė nė shkollė?

Nora Istrefi: Po e mbaj nė mend se shpeshherė janė organizuar programe dhe kam marrrė pjesė qoftė nė kėngė, recitim ose vallėzim.

- I ke bėrė mėsuese dhuratė pėr 7 dhe 8 Mars?

Nora Istrefi: Po sigurisht. Dy javė mė parė jam kujtuar se ēfarė ka t’i blej mėsueses time dhe kam ėndėrruar momentin kur t’ia jap. Gjithnjė pėr festė i kam dhuruar dhuratė.

- Mė vonė kur u rrite pak, vazhdove shkollėn e muzikės “Prenk Jakova”.

Nora Istrefi: Muzika ka qenė ėndėrr e imja dhe shkollėn fillore e kam pasur privat, ndėrkaq nė shkollė tė mesme nė “Prenk Jakova. Mirėpo kam pasur dėshirė tė vazhdoj akademinė e muzikės dhe tė studioj xhaz muzikėn. Mbase nuk ėshtė vonė dhe nė tė ardhmen mund tė shkoj diku jashtė, mirėpo deri mė tani nuk kam pasur mundėsi pasi fillova tė jem shumė aktive nė muzikė.

- Tė kanė mbėshtetur nė shkollė shokėt e shoqet?

Nora Istrefi: Edhe shokėt edhe mėsimdhėnėsit mė kanė pėrkrahur gjithnjė. E kanė ditur se fushė e imja do tė jetė muzika qė bėj tani dhe gjithnjė mė kanė mbėshtetur.

- Mė pastaj u orientove nė dizajnin e modės. Pse?

Nora Istrefi: Edhe dizajni ka qenė dėshirė e imja si e vogėl, kam luajtur me kukulla u kam qepur rroba. Nė njė farė mėnyre kam dashur ta plotėsoj ėndrrėn pėr akademi muzikore. Thjeshtė e kam studiuar pėr qejf dhe nuk e di ēfarė do tė bėj mė vonė. Kam dėshirė tė kem njė linjė timen tė rrobave, mirėpo ende ėshtė herėt pėr tė folur.

- Kėnga e fundit ėshtė “Sekret”. Na fol pak mė shumė pėr kėtė kėngė.

Nora Istrefi: Kėnga “Sekret” ėshtė kėngė e Florian Mumajesit. Njė kėngė mjaft ritmike dhe po e shoh qė po pėlqehet shumė nėpėr koncertet qė po mbaj. Qysh nė fillim ėshtė pėlqyer dhe normalisht mė gėzon shumė ky fakt.

- Si ndehesh nė skenė kur del, ēfarė do tė thotė skena pėr ty?

Nora Istrefi: Skena ėshtė e shenjtė pėr mua. Emocionohem sa herė qė jam pjesė e saj dhe kėto emocione vetėm sa vijnė e shtohen. Normalisht nuk ėshtė aspak e lehtė tė dalėsh nė tė dhe kėtė punė nuk mund ta bėjė gjithkush.

- Ju paraqiteni nėpėr mbrėmje muzikore si nė Kosovė por edhe nė vende tė ndryshme nė diasporė. Ku ndjeheni mė mirė?

Nora Istrefi: Ėshtė pyetje e vėshtirė kjo, pasi publiku nuk ndahet. Kudo qė jam paraqitur, kam publikun tim, i cili pėr pėrkrahė shumė. Ėshtė ndjenjė shumė e mirė kur njerėzit vijnė nė koncerte, vallėzojnė me ty, i dinė kėngėt e tua dhe ndoshta edhe mundohen tė tė imitojnė dhe veshje.

- Nė koncertet e tua, vijnė vetėm shqiptarėt, apo edhe tė huajt?

Nora Istrefi: Nė koncerte kam pasur rastin tė kem nė koncerte edhe tė huja, mė shumė ndoshta nė Kosovė, nga ushtarėt qė janė kėtu, kėrkojnė tė bėjnė foto dhe bėjnė atmosferė. Edhe jashtė Kosovės vijnė, por gjithnjė tė shoqėruar me djem apo vajza shqiptare.

- E ke vėshtirė tė pėrzgjedhėsh kėngėt?

Nora Istrefi: Sė pari e dėgjoj demon. Gjithnjė kompozitorėt mendojnė se ndonjė kėngė ėshtė tipike pėr mua. Ka raste kur e ndėrrojmė krejtėsisht. Te teksti gjithnjė kam ide tė mia dhe nė konsultime me tekstshkrues dhe shpeshherė ata i kanė realizuar idetė e mia. Unė kam shumė kujdes pėr tekste dhe mundohem ēdoherė t’i pėrzgjedh pasi ėshtė shumė i rėndėsishėm teksti nė njė kėngė.

- Sa ka ndikim karriera nė jetėn private?

Nora Istrefi: Nuk ka ndikuar. Janė krejtėsisht ndryshe nga njėra tjetėr. Jeta private i takon secilit. Mua nuk mė ka penguar dhe nuk do tė lejoj tė mė pengojė. Ne nuk jemi nė Hollivud, kėshtu qė jetėn private e ruaj.

- Nora je pėr martesė apo pėr bashkėjetesė?

Nora Istrefi: Nuk jam pėr bashkėjetesė, pasi mund tė ndodhė qė bashkėjetesa tė dėrgojė deri tek ndarja. Jam pėr martesė, sikur edhe prindėrit tanė.

- Cilat janė tri vetitė e tua pozitive qė do tė doje t’ua lije fėmijėve tė tu?

Nora Istrefi: Mami im ka qenė nėnė qė m’u ka pėrgjigjur dhe mė ta mbėshtetur pėr ēdo punė qė kam nisur tė bėj. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė, kėshtu qė do tė doja t’ua bartja fėmijėve tė mi. Kjo ėshtė kryesorja por edhe dashuria ajo qė mė ka dhėnė nėna ime.
Attached Images
File Type: jpg nora_istrefi.jpg‎ (17.3 KB, 3 views)
Reply With Quote
  #2  
Old 08-23-2010, 09:21 PM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Nora Istrefi: Kėtė vit do tė punoj edhe si stiliste


Nora: Do tė punoj edhe si stiliste

Nora Istrefi thotė se kėtė vit do tė mundohet tė ndajė kohė edhe pėr profesionin e saj tė dytė, atė tė kreatores sė modės. Kėngėtarja sė fundi ėshtė diplomuar nė drejtimin e kreatores sė modės, dhe thotė se shpreson kėtė vit tė ndajė kohė edhe pėr kėtė profesion tė saj. \"Kėtė vit do tė vazhdoj tė bėj edhe mė shumė punė rreth muzikės, besoj qė kohė pas kohe do tė pasojnė kėngė tė reja dhe videoklipe tė reja, dhe nė kėtė mėnyrė do tė jem mė afėr fansave tė mi\". \"Ndėrsa sa i pėrket profesionit tė dytė, atij si kreatore, e kam lėnė anash pak pėr shkak tė kohės. Por kėtė vit do tė ketė tė reja edhe pėr kėtė\", ka thėnė Nora gjatė njė interviste tė fundit. (Bluetooth) ( fotot jane marre ne facebook)
Reply With Quote
  #3  
Old 09-05-2010, 09:10 PM
Kujdestari's Avatar
Kujdestari Kujdestari is offline
Member
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 2,471
Default Nora Istrefi, s’ka ndėrmend tė martohet


Nora Istrefi, s’ka ndėrmend tė martohet

Nora Istrefi ka premtuar edhe njė videoklip tė ri muajin e ardhshėm, sapo tė shijojė ca kohė pushim nga vera e ngjeshur. “Momentalisht jam duke pushuar, por besoj se pas njė muaji do tė lansoj edhe njė video-klip tė ri”, ka thėnė Nora pėr media. Kėngėtarja kosovare, e cila javė mė parė realizoi videoklipin nė bashkėpunim me hip-hop grupin TDS, ėshtė shprehur se ėshtė shumė e kėnaqur me suksesin e kėngės. “Bashkėpunimi me grupin ‘TDS’ ka rrjedhur shumė natyrshėm. Ndėrsa sa i pėrket martesės, Nora ka thėnė se njėherė pėrnjėherė nuk ka asnjė plan, por sigurisht se nė tė ardhmen e afėrt ajo do ta kurorėzojė fejesėn e saj me Robertin edhe me martesė.

Last edited by Kujdestari; 02-12-2011 at 10:49 PM.
Reply With Quote
Reply

Bookmarks

Tags
foto nora, nora albanur, nora istrefi, nora mp3, nora stiliste, nora video, videklipe nora


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off