|
|
|
Mihrie Braha |
|
Kenges i
jepe jete, nga kenga merr zemer |
|
Kendimi i natyrshem
dhe sharmi i saj ne skene bejne qe Mihrie Braha te
jete e adhuruar njesoj, dje e sot. Opusi i saj ka disa
kenge hite, te cilat degjohen me endje edhe sot, edhe
pse te kenduara vite me heret |
Kendimi i natyrshem dhe sharmi i saj ne skene bejne qe Mihrie
Braha te jete e adhuruar njesoj, dje e sot. Opusi i saj ka
disa kenge hite, te cilat degjohen me endje edhe sot, edhe pse
te kenduara vite me heret
Mihrie Braha eshte nje kengetare e cila asgje nuk
e merr me rrembim. Nuk ngutet per te qene e para,
madje as nuk vuan qe te siguroje vendin e pare. Ka
nje qendrim te thjeshte sikur ēdo femer tjeter.
Kur fillon te futet ne biseda me shoqe e miqte e
saj e madje edhe me njerezit te panjohur harron
statusin e saj prej ylli qe eshte. Nuk vuan nga
asnje kompleks e aq me pak nga kompleksi i
superioritetit, siē mund te verehet te disa yje te
tjere te estrades sone. Gjate shetitjeve i ndodh
qe te ndalet nga simpatizuesit e saj, te cilet
kerkojne te fotografohen me te, per ta
imortalizuar (perjetesuar) momentin kur ajo ua
shtrin doren. Kendimi i saj i natyrshem dhe
sjellja e saj shume e thjeshte ka bere qe Mihria
te futet ne zemrat e secilit degjues. Gjate
bisedes me kete kengetare, bashkebiseduesi pas pak
ēastesh e veren se kjo eshte e mbushur me nje
energji pozitive dhe me nje humanizem qe pak nga
koleget e saj e posedojne. Per humanizmin e saj,
Mihria rrefen prej shume rasteve te tjera vetem
nje rast ate te Gentes, vogelushes nga Isniqi i
Deēanit. Jemi ne vitin 1998. Forcat serbe me
kunderofensiven e tyre mbjellin zjarr dhe vdekje.
Kudo shperngulje te popullates shqiptare brenda
trojeve tona. Genta nje vogelushe nga Isniqi e
ndare nga babai, i cili gjendet diku ne male duke
luftuar, eshte e traumatizuar. Vogelushja nuk ha e
nuk flet me askend. Shoqata Motrat Ēiriazi e
kuptojne se Genta e kishte idol Mihrie Brahen.
Mihrija pa asnje pertese shkon ta takoje
vogelushen Genta, e vogelushja menjehere ia fillon
te qesh, te qan dhe te haje. Edhe tash kur Genta
eshte vajze e rritur ne mesin e tyre ka mbetur
miqesia.
Ze i kerkuar nga masa
Mihrie Braha eshte nje kengetare qe ne vete
permban nje game te gjere te vlerave artistike e
te cilat deshiron qe ato ti shperndaje ne mase
deri tek simpatizuesi i fundit. Po cili eshte
simpatizuesi i fundit i Mihrie Brahes? Zeri i
embel i kesaj kengetareje qe me dekada te tera
eshte futur ne shtepite e ēdo shqiptari ne njefare
menyre ka ndikuar qe Mihrie Brahen ta konsiderojme
si pjesetare te familjeve tona. Paraqitja
sistematike ne publike gjithnje me albume te reja
ndikon qe zeri i saj te mbetet edhe me tutje i
qendrueshem e emri i saj te skalitet ne librat
antologjike te muzikes qe te jete i perhershem
deri ne pafundesi. Bazuar ne kete, duket se
simpatizuesi i fundit i kenges se Mihrie Brahes
nuk ekziston, sepse ajo tanime eshte bere zeri i
kerkuar nga masa dhe eshte shnderruar ne jeten e
perditshmerise sone. Nuk ka dasme, takim shokesh,
udhetim me veture, ndeje ne shtepi... e qe te mos
e degjojme me endje zerin e Mihrie Brahes.
|
|
Mihrije Braha Mp3 Downloads |
|
Lazdrani,
Mihrie Braha mp3
Moj
e Mira, Mihrie Braha mp3
Nga
endrra ne Enderr, Mihrie Braha mp3
Nostalgjia,
Mihrie Braha mp3
O
sa mire po te Rri, Mihrie Braha mp3
Zemer
Guri, Mihrie Braha mp3 |
|
Nese je koleksioner dhe
posedon
Kang Mp3 Shqip
nga
Mihrije Braha dhe kerkon bashkepunim me AlbaNur, ju mund te
na dergoni me email, duke
klikuar Ketu! |
 |
|
Ju mund te shkruani per
Mihrije Braha ne Forum! |
|