|
Tahir Meha dha
Kushtrimin |
|
|
|
|
Tahir Meha dha Kushtrimin |
|
Sa shpejt iken vitet,
por heroizmat mbesin te fresket ne kujtesen tone,
sikur te kishin ndodhur sot? Nje heroizem te tille na
e la qe ta kujtojme ne dhe brezat qe do te vijne pas
nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha. |
Ishte 13 maji i vitit 1981. Ate pranvere e
tere Kosova ishte ngritur ne kembe dhe po
kerkonte lirine e vet, te drejtat e veta qe
shkeleshin me dekada e shekuj nga ata qe
ishin ulur ne kolltuke prej pushtuesi. Renia
e dhjetera te rinjve ne zemer te Kosoves per
lirine dhe te drejtat qe kerkoheshin, ngriti
me mijera te tjere ne kembe. Studente,
punetore, te rritur e te moshuar, bujq e
arsimtare, nxenes e pensioniste, ishin ata
qe me zerin e tyre tunden themelet e ish
Jugosllavise pushtuese!
Ne Drenicen heroike, heroizmi perseritej
edhe njehere. Edhe njehere Drenica po i
bente balle gjithe asaj makinerie ushtarake
te pushtuesve serbosllave. Trimi Tahir Meha
ishte fortifikuar ne kullen e vet, si dikur
Oso Kuka ne kullen e barotit dhe po priste
momentin e duhur per t?i treguar pushtuesit
jugosllav se tokat shqiptare kane zot!
Heroizmi i dites se 13 majit do behej simbol
i kushtrimit te lirise dale nga grykeholla e
Tahir Mehes, kushtrim ky qe pushtuesit serb
i tha me se qarte se ketu eshte taka e bijve
te shqipes!...
Na ishte nje here edhe nje 13 maj, dita e
themelimit te milicise jugosllave. UDB-ja
deshironte qe kete feste ta shenonte si
fitimtare duke e zene Tahirin e shume
kerkuar per ta derguar ate me pas ne Beograd
si trofe per triumfin mbi rebelimin e
shqiptareve te ?padegjueshem?. Pushtuesi
kishte planifikuar lavdine e ketij aksioni
qe do te forconte imazhin e njesitit special
te milicise se UDB-se, dhe qe do te festohej
shume ne qarqet e atjeshme te Beogradit, se
me ne fund e zume Tahir Mehen te gjalle!...
Mirepo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bere
syrin pishe dhe gjoksin dige ate pranvere te
lulekuqeve te Kosoves. Atij i ishte shtuar
edhe me shume forca dhe vendosmeria per te
luftuar per atdheun tone te shumevuajtur,
per te perkrahur me sakrificen e tij me
sublime ngjarjet e asaj pranvere, per t?u
bashkerenditur ne radhen e deshmoreve te
kombit tone te pavdekshem, duke kaluar
keshtu ne perjetesi.
Kjo rruge e qendreses aktive pa dyshim se
mori edhe hara?in e vet, mirepo nuk kishte
se si te behej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka.
Kushtrimi i pushkes se lirise te Tahir Mehes,
me vone i lidhi ne kushtrim gjitheperfshires
pushket e shumta te Ushtrise ?lirimtare te
Kosoves te cilat quan ne vend amanetin e
Tahirit dhe te qindra deshmoreve tjere. 13
majin, diten e milicise jugosllave, Tahir
Meha e vrau me guxim e vendosmeri. Po me
trimerine dhe heroizmin e Tahir Mehes lindi
13 maji i ri, dita e kushtrimit te pushkes
se lirise per Kosoven. Ishte kjo pothuaj
pushka e pare kaq e zeshme qe pas Luftes se
Dyte Boterore, qe u shkreh hapur e
publikisht kunder pushtuesit jugosllav nga
nje shqiptar bujar e atdhedashes si? ishte
Tahir Meha i Prekazit!
Tahir Meha me baben plak, bace Nebihun, i
detyroi pushtuesin qe ne fushebetejen e
Drenices te nxjerrin nje arsenal te tere
armatimi, qe ta kishin ne dispozicion
ushtaret e milicet e saj, te cilet po
perballeshin me dy burra trima te Drenices.
Edhe gjithe ata numra ushtaresh e milicesh,
prape nuk mjaftuan per te mposhtur dy trima
shqiptare te Prekazit, prandaj duhej
angazhuar edhe njesitet rezerve te
mobilizuara enkas per kete rast! Edhe
helikopteret u desh te sillen ne qiellin e
Drenices ate dite. Nje shtet i tere ishte
ngritur ne lufte kunder Tahirit dhe babait
te tij mu ne zemer te Prekazit legjendar!...
A nuk ishte kjo nje nder goditjet me te
renda qe po merrte ish shteti i Jugosllavise?
A nuk e vuri ne loje Tahiri Meha me baben
plak nje shtet te tere ?fare ishte
Jugosllavia e atehershme, makinerine dhe
strategjine luftarake te atij shteti? A nuk
e hodhi per toke moralin e maskuar te atij
sistemi mbi gjoja barazine e popujve qe aq
shume e trumbetonin edhe ish lakenjte e LKJ-se?!
Ketij arsenali te tere armatimi, Tahir Meha
me baben plak i rezistoi per me se 20 ore.
Tahiri me bace Nebihun qendruan te
palekundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha
luftonte dhe kendonte pernjeheresh: ?O
Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo
jane te gjalle!?...
Qendresa e Tahirit i dha fuqi e guxim te
pashembullt popullit shqiptar ne ate
pranvere te pergjakur drejt pergatitjes per
lufte te metejme shumedimensionale kunder
pushtuesit serb. Ai beri te ditur edhe
njehere se me serbin nuk ka zgjidhje tjeter
dhe kjo zgjidhje e imponuar eshte vetem
lufta. Pushka e Tahir Mehes la te vrare 13
majin e pushtuesit dhe ngriti nje 13 maj
shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin per
lufte te pa kompromis ndaj te gjithe atyre
qe kishin shkelur tokat tona me ?izme
ushtarake. Ata dhane shembullin personal se
shqiptaret e duan lirine me shume se jeten,
prandaj edhe flijohen per te!
Tahiri nuk e beri luften per emer e nam, per
kenge e histori, por emri, nami, kenga e
historia linden ne themelet e kulles se tij?!
Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte
bashkeluftetar i Azem Bejte Galices ndersa
babai i tij Nebihu ishte bashkeluftetar i
Shaban Polluzhes, dhe me vone i vellai i
Tahirit, Beqiri qe ishte i perndjekur
politik, u rreshtua ne radhet e U?K-se, ai
luftoi edhe ne emer te te vellait Tahirit,
dhe ne emer te babait Nebihut, dhe ra me
pushke ne dore per tokat shqiptare - deshmor
i kombit! A ka di?ka me madheshtore, di?ka
me hyjnore, di?ka me fisnike e fascionuese;
ne altarin e lirise se atdheut u fljiuan tre
breza me radhe; Gjyshi, babai dhe i biri?!...
Pra, Tahiri kishte brumin e nje familje
atdhetare te deshmuar kombetarisht, idealin
dhe misionin e se ciles ishte i obliguar ta
shpie perpara. Tahiri e deshi jeten si edhe
te tjeret por mbi te gjitha ai e deshi
lirine e atdheut te vet per te cilin edhe u
flijua me heroizem te papare!...
Sot edhe pas 26 viteve te renies se tij,
shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet
ndaj Deshmoreve te Kombit dhe familjeve te
tyre, ne te gjallet?...
Mbi muret e rrenuara te kulles kala te Tahir
Mehes, ende nuk u ngrit kulla legjende e tij,
edhe pas 26 vitesh! Qe nga Ternavci ne veri
te Prekazit, duke kaluar prane kulles tjeter
legjende te Ahmet Delise e deri te shkolla e
fshatit, per te vazhduar me tej tek rrenojat
e kulles se Tahir Mehes e me pas tek kulla e
Shasivar Alise! Pra edhe sot mungon nje
shirit asfalti, qe per vizitoret dhe per
vete vendesit, rruga ekzistuese thuajse
eshte e pakalueshme. Kjo rruge rreth 5
kilometershe do te thote shume per
bashkefshataret e Tahirit, e padyshim se kjo
do te thote shume edhe per historine tone
kombetare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon
nje rruge a nje objekt tjeter shoqeror qe do
ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe
sot, mungon nje shtatore a bust per Tahirin
e Nebihun ne oborrin e kulles se tyre
legjende!...
Tahir Meha, babai i tij e dhjetera deshmore
te tjere, qe jane mburrja jone, kane mbetur
pa nje status dhe kujdes institucional te
institucioneve qe u ngriten mbi gjakun e
tyre. E si per ironi perfaqesuesit e
institucioneve tona, kur vjen marsi, maji,
nentori... keta vihen ne radhe, e vihen ne
gare se kush do te shkoje me pare tek
varrezat e deshmoreve tane per bere nje
perkulje krejt servile e indiferente!
Perfaqesuesit e institucioneve tona, nuk i
vret ndergjegjja fare per obligimin e
papermbushur perballe Tahir Mehes dhe
dhjetera deshmoreve tjere. Mos te harrojme
se ata nuk rane per dekorata, as per tituj,
as per pozita politike. Ata rane thjeshte
per lirine e atdheut, duke vene jeten e tyre
ne themelet e forta te Shqiperise e cila pa
dyshim se do te behet nje dite. Nuk ka ?mim
tjeter qe shpaguan sakrificen e tyre me
sublime ne sherbim te atdheut perve? lirise
dhe bashkimit kombetar! |
 |
|
Nėse keni shkrime historike, postoni nė AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
|
|
Albania |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|