Shqiperia Ime

Lajme Shqip | Muzika Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sport | Albnian Tv | Lojra

Home

Chat

Forum

 

 

Shote Galica/ Qerime Halili 1895 - 1927
 
Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927

Follow Us

Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927
Mehmet Bislimi
Temat Aktuale te shkruara nga Mehmet Bislimi

Avni Rrustemi ( Frymezim atdhetarizmi e qendrese )
Ppapa Kristo Negovani ( 1875 – 1905 )
Azem Bejte Galica 1889 - 1925
Ne 80 vjetorin e Shote galices - Qerime Halili Radisheva 1895 - 1927
Ahmet Delia
Isa Boletini (1864- 1916)
Tahir Meha dha Kushtrimin

Per me tepër shkrime nga Mehmet Bislimi, Këtu!
Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927
Gruaja dhe nena shqiptare, jo pak here u perball me ashpersite e jetes. Mbi te rendoi pesha e shekujve te roberise dhe varferise, pesha e kanunit dhe padrejtesise, kobi e zia, loti dhe gjaku... Por, per asnje çast ajo nuk u nenshtrua para sfidave te shumta gjate jetes. Dinjitetin dhe krenarine e saj nuk e mposhti as roberia shekullore e as goditjet e njepasnjeshme qe ajo i mori nga ashpersite e jetes se rende e me plot halle. Gruaja dhe nena shqiptare, ne vend te parfumeve evropiane, perdori barotin, stolite e saja ishin koburja dhe gjerdani me fisheke, ajo ishte dhe mbeti ne sherbim te atdheut. Gruaja shqiptare si nene, atdheut i fali nga shtate ushtare lirie, i fali nga shtate zana mali, qe pushtuesit i moren gjak ne vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota..... e deri tek Gjeve Lladrovci e diteve te sotme dhe pa dyshim nenemadhja, nenelokja Zahide Jashari - nena e Komandantit tone Legjendar Adem Jashari!
Nenat tona, gatuan buken per çlirimtaret, thuren çorapet qe te mos ngrijne ata, i bekuan rruget e tyre te pergjakshme, i puthen ata ne balle duke ua dhane uraten ne rruget tona te veshtira, por te lavdishme te lirise. Ato i vizituan bijte e tyre neper syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u thene: ”Mbahuni bijte e mi, mos u ligeshtoni para dushmanit, mbahuni per hater te vatanit!”... Ishin keto fjalet e nenave tona, qe na dhane force dhe bene qe populli yne te triumfoj fuqishem mbi tmerrin shekullor te roberise, mbi planet asimiluese, mbi planet gjenocidiale qe pushtuesit tane i zbatuan egersisht mbi popullin shqiptar. Nuset e reja i priten trimat e tyre me vite te tera, nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet... e kuje nuk vune! Ato femijet nuk i lane vetem e shpinen nuk ua kthyen per nje cope dashuri. Jo, ato kete nuk e bene kurre, ato u gjakosen krah burrave per kete toke te zhuritur! Ato hyne ne histori me qendresen e tyre, ato hyne ne kenge me bujarine e tyre, ato u mitizuan per besnikerine dhe sakrificat e tyre si Rozafa e kalase prej guri, si Doruntina... E kur bijte tane u kthyen te gjakosur nga lufta, fjala e nenes ua mikloi plaget e tyre. Ato nuk lejuan qe loti te iu shkoj ne faqet e tyre te ndritura- jo as nje here!... O zot, po cilat nena ne bote, jane me te sprovuara, me te forta, me bujare se nenat tona? Ishte nena dhe gruaja shqiptare ajo, qe i rezistoi te gjitha keto dhe nuk u dorezua. Asaj, dhe vetem asaj i dedikohen te gjitha, para se ciles populli yne me respektin me te madh duhet te perkulet deri ne gjunjezim - para qendreses dhe heroizmave te NeNeS Shqiptare!

I gjithe ky respekt per nenat tona, sot percillet ne emrin e nenes, ne emrin e gruas dhe ne emrin e heroines sone kombetare – SHOTE GALICeS, ky emer kaq i madh qe zuri vend po aq te madherishem e lavdishem ne historine tone kombetare. Emri Shote Galica eshte emer nderi e krenarie, eshte emer mburrje e emer lirie per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. eshte dashuri per atdheun, pasion dhe inspirim i qindra Shotave te reja qe rane me pushke ne dore rreshtuar ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ato luftuan per çlirimin e atdheut - ashtu si Shote Galica dikur, dhe rane per atdhe sa here e kerkoi domosdoshmeria e lufta çlirimtare, ato rane me emrin e Shote Galices ne goje!

Me rastin e tetedhjete vjetorit te vdekjes se saj

Qerime Shote Galica e inspiruar ne bemat e trimereshave shqiptare e bindur thelle ne te drejten e popullit tone per te qene te lire e vuri pushken krahut dhe per 12-te vjet me radhe nuk u nda nga burri dhe bashkeluftetari i saj Azem Galica, dhe nga shoket e tij. Per 12-te vjet me radhe Shote Galica luftoi kunder pushtuesve serbe, austrohungareze e bullgar.

Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte vellezerve. Babai i saj Halili, ngase e kishte te vetmen vajze, nuk e ndau nga djemte e tij per asnje çast. E merrte me vete neper kuvende e ndeja burrash, ku pati fatin te shohe me syte e saj trimat e kohes si: Isa Boletinin, Shaqir Smaken, Kamer Loshin, Nak Berishen, Azem Bejten, Mehmet Deliun, Shak e Ramadan Radisheven, Halit Bajramin, Xheme Ternavin, Fazli Baranin, Emin Latin - Mehen, Shaban Mikushnicen, Bajram Zene Mehen e shume trima tjere. Neper ato kuvende e ndeja merreshin vendime qe te kerciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty edhe kendohej kenga e binte çiftelia per trimerite e trimave tane. Shota i binte mire çiftelise, si edhe çarkut te hutes. Kendonte si zane mali, sa edhe te tmerronte me zerin e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem Galicen, o hejjj”...

Neper ato ndeja e kuvende Shota njohu Azem Galicen, me te cilin u martua ne vitin 1915. Ajo ne vend te rrobave te nuserise, veshi rrobat e burrave, ne vend te pajes vuri armen krahut dhe u be nuse malesh. Ne dasme te saj ishin 300 krushq me 300 pushke krahut, binin tridhjete lodra pernjeheresh, kercenin 300 malesore vallen e Kaçakeve te malit... Shota qe nga ai çast nuk u nda me nga Azemi dhe nga bashkeluftetareve te tij. Dhoma e saj nuserise u be Çiçavica, stolite e saj ishin gjerdani me fisheke rreth belit. Kjo pra ishte Shota – gruaja shqiptare, qe nuk u lodh e nuk u hamend kurre para jetes se veshtire te malit, as para flakes se barotit, as para renies e plagosjes se luftetareve te lirise, as para masakrave qe benin xhandaret serbe mbi popullaten shqiptare. Perkundrazi morali dhe forca e saj sa vinte e po shtohej e vetedijshme se liria e vendit nuk arrihet pa u djegur ne flaket e luftes! E tille ishte Shota dhe si e tille vazhdoi keto rruge pa u luhatur, as edhe pas vdekjes se burrit e shokut te jetes se saj Azem Galices.

Ajo merrte edhe vendime me vete. Kjo ndodhte kur ishte larg Azemit, ne mungese te komunikimit per shkaqe gjeografike, sidomos kur Azemi ndodhej ne vise te ndryshme te Kosoves, per çeshtje organizimi ose edhe ne Shqiperi, per çeshtje armatimi e komunikimi me forcat perparimtare e demokratike te kohes si me Hasan Prishtinen, Bajram Currin e te tjere. Nje hap te tille Shota e kishte marre per likuidimin e nje zyrtari te larte te Serbise. Ajo se bashku me Mehmet Deliun dhe me dy tre shoke tjere, kishin hyre ne zyre te eprorit serb, mu ne qender te qytetit te Mitrovices!, dhe me dore te vet e kishte vrare ate epror gjakpires, i cili kishte bere sa e sa masakra mbi popullaten shqiptare qe po perpiqej per lirine e vet. Ajo i tha Azemit me pas: “E vrava Azem! E vrava ne emer te nenave qe i ka lene pa djem, ne emer te nuseve qe i ka lene pa burra, ne emer te motrave qe ka lene pa vellezer, ne emer te lirise se Kosoves!”... Azemi e shikoj me butesi e dashuri, duke i thene: “ Mire ke bere moj burrnesha e maleve te Kosoves duke e perqafuar dhe duke e uruar per aksionin, ate dhe shoket. Shota, gjate jetes se saj prej kaçaku te malit, ishte ndeshur dhjetera here me pushtuesin serb. Ishin dhjetera beteja ku kishin luftuar me ore te tera, ne pozicione te ndryshme e shume here te pavolitshme e te pabarabarta ne armatime. Gati ne te gjitha rastet, luftetaret e lirise kishin dale fitimtare, megjithese edhe kishin pesuar edhe goditje te renda me humbjen e shokeve. Kjo perballje e Levizjes se Kaçakeve te Kosoves me pushtuesin serb nuk ishte e shkurter, prandaj per Shoten, Azemin dhe bashkeluftetaret e saj ishin krijuar mite e legjenda: Ishin perhapur fjale se Azem Bejta bashke me gjokun e tij po fluturonte, ose se kur therret Shota: “Oooo, prite, prite Azem Galicen o heejjj” degjohej per tej shtate malesh e kodrash, ose se Shota me nje dore lufton dhe me tjetren i bie çiftelise dhe se plumbat e saj kurre nuk shkonin huq, mandej thoshin se Azemin dhe Shoten nuk i ze plumbi i shkjaut etj...

Pas vdekjes se Azemit, Shote Galica u priu luftetareve te lirise ne sa e sa aksione te rrepta balle per balle me armikun. Ajo me zerin e saj si zane mali, u fuste tmerrin xhandareve kur jepte kushtrimin: “Ooo prite, prite Azem Galicen, o heej”... Shota edhe u plagos ne luftera, por morali i saj nuk u thye asnjehere, keshtu duke u bere shembull e krenari per ne. Shota ne rolin e nenes nuk pati rastin qe te gezoj ledhatimet e djalit te saj i cili i vdiq shume shpejt pas lindjes, per shkak te kushteve te malit. Mirepo Shota nuk ndenji indiferent kundrejt kesaj ndjenje, ajo mori me vete ngado qe shkoi femijet e shokeve te rene per liri te Kosoves. Ajo per as nje çast, ata nuk i la vetem, duke u bere nene e dyte e tyre
deri ne çastet e fundit te jetes se saj.

Shote Galica ne fundin e dimrit te vitit 1926, te nje dimri te ashper, e lodhur dhe e dermuar e me zemer te plagosur, shoqeruar nga Mehmet Deliu e me pak shoke te tjere, kishin mesyre Shqiperine, duke e lene Kosoven nen kthetra te pushtuesit serb, me shpresen se do te ktheheshin me pranveren e pare. Ajo u vendos ne katundin Shullaz te Krujes. Me vete kishte edhe disa femije te shokeve te rene, femije te mbetur jetim te cilet Shota kishte marre persiper t’i rrite dhe t’i edukoje me frymen atdhetare. Me shpresen se do te gjente mbeshtetjen e mbreterise se Ahmet Zogut ajo u zhgenjye shume shpejt nga sjelljet e tij mosperfillese. Si duket, Shota nuk e kishte te qarte se kishin ndryshuar rrethanat, se mbreti Zog ishte borxhli ndaj Krajlit te Serbise i cili Zogun e kishte strehuar, armatosur dhe kthyer nga hotel Bristoli i Beogradit ne karrigen e mbretit te Shqiperise! Keshtu duke e rrezuar te paren Qeveri demokratike ne Ballkan - Qeverine e Fan Nolit! Ne keto rrethana Krajli i Serbise, pasi qe kishte demtuar rende pas 12 vjet lufte Levizjen Kaçake te Kosoves se bashku me prijesin e saj, Azemin, kishte kerkesa shtese prane mbreterise zogolliane qe te asgjesoheshin edhe rrenjet e kesaj levizje ne Shqiperi ku Shote Galica i kishte nen perkujdesje!...

Shote Galica e perballur me tmerrin e varferise, rrethuar nga harresa, varferia, mjerimi dhe inferioriteti i nje regjimi mbreteror zogollian, i shkroi nje leter mbreterise ne fjale: “ Une jam Shote Galica- gruaja e Azem Galices, prijesit te Levizjes Kaçake te Kosoves. Gjendem ne katundin Shullaz te Krujes , kam dhe kater femije jetim me vete. Jane femijet e luftetareve te vrare per çlirim te Kosoves. Jam e shtrenguar te ju ve ne dijeni se jam duke vdekur nga uria se bashku me femijet jetim!”...


Shota, po ndeshej me vdekjen dhe vdekja e saj ne ate moshe kaq te re, me shume pati per pasoje moskujdesin njerezor ndaj saj, ky moskujdes i nje regjimi mbreteror antikombetar kurorezoi kushtet e nje vdekje te parakohshme dhe te pa natyrshme te nje gruaje qe quhej Shote Galica e cila kishte vetem 32 vite!...

Shote Galicen, shteti shqiptar e shpalli Heroine te Popullit, ia ngriti bustin e saj dhe ia rregulloi edhe varrin. Sot ne kohen e “demokracise” varri i saj eshte ne gjendje te mjerueshme siç ishte edhe ajo vet ne prag te vdekjes se saj ne vitin 1927. Nderkaq per bustin e saj nuk ka kurrfare te dhenash se ku eshte tretur?! Qeveria e Kosoves, si ajo ne nivel qendror, po ashtu edhe kjo ne nivel lokal te Vushtrrise, as kane vrare mendjen deri me sot ne menyre qe eshtrat e Shote Galices t’i kthejne ne vendlindjen e saj, me ne fund pas 80 vitesh te prehet edhe ajo e qete prane varrit te Azem Galices, burrit dhe bashkeluftetarit te saj dhe prane kulles e cila po ashtu mungon edhe sot!


A thua valle edhe Qeveria e Kosoves, pandergjegjshem po shnderrohet ne nje Qeveri mosperfillese e kaq inferiore, per te mos thene zogolliane perballe Deshmoreve dhe Heronjve tane kombetare te cilet mbeten harruar e shkaperderdhur balterave e moçaleve te hapesirave tona gjeografike?!

Qerime Halil Radisheva – Shote Galica vdiq me 1927. Kush vuajti me shume se nenat tona, kush i dha lirise dhe popullit tone me shume se ato? Kjo pra ishte Shote Galica – gruaja dhe nena shqiptare te cilen me pietet do ta kujtojme perjete e mot!

Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum!
Historia e Popullit Shqiptar - Historia e Shqiperisë

Ne vitin 1959 u botua ne Tirane vellimi i pare i Historise se Shqiperise, i cili, se bashku me vellimin e dyte, qe doli me 1965, perben vepren e pare shkencore pergjithesuese per Historine e Shqiperise, te hartuar nga nje grup autoresh. Per me teper Ketu!

Albania
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and Kosova in the north and the east, (FYR of) Macedonia in the east, and Greece in the south. It has access to the Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy. The country covers a total of 28,000 squared kilometers (11,000 squared miles) and its population is 3.3 million.
Advertising your Shopping at AlbaNur
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Enver Hoxha

Enver Hoxha, Xhaxhi Enver Hoxha, Foto Enver HoxhaEnver Hoxha (b. Oct. 16, 1908, Gjirokast‘r, Alb.--d. April 11, 1985, Tiran‘), the first communist chief of state of Albania. As that country's ruler for 40 years... Read more Here!

Fan Noli

Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Ibrik Tepe të Turqisë. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit. Ai vdiq në Florida në mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.  Lexo!

Abdyl Frasheri

Abdul Frasheri, Foto Abdul FrasheriAbdyl Frasheri lindi ne vitin 1839 ne Frasher (Permet) ne familjen e nje spahiu te vogel te deklasuar; vellaj i madh i Naim Frasherit.. Lexo!

Sami Frasheri

Sami Frasheri, Foto Sami FrasheriRilindes i shquar, ideologu kryesor i Levizjes Kombetare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Ne literaturen e huaj eshte njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi ne Frasher te Permetit... Lexo!

Naim Frasheri

Naim Frasheri, Foto Naim FrasheriFigura qendrore e letersise shqiptare te Rilindjes, ai qe u be shprehes i aspiratave te popullit per liri e perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher,.. Lexo!
 
 

Kangtaret me te kerkuar ne Internet prej vitit 2002 - 2012

Adelina Ismaili | Adelina Tahiri | Adelina Berisha | Adelina Thaqi | Adi Krasta | Adrian Gaxha | Aferdita Dreshaj | Agnesa Vuthaj | Alban Skenderaj | Albanian Got Talent

Alberie Hadergjonaj | Alketa Vejsiu | Alma Saraci | Altuna Sejdiu Tuna | Amarda Toska | Anjeza Branka | Anjeza Maja | Anjeza Shahini | Antoniette Nikprelaj | Angela Martini

Anxhela Peristeri | Arbana Osmani | Ardian Bujupi | Ardit Gjebrea | Argjentina Ramosaj | Arkimed Lushaj | Arta Bajrami | Artiola Toska | Aurela Gace | Beatrix Ramosaj

Bertan Asllani | Besa Kokedhima | Big Basta | Big Brother Albania | Big Mama | Bleona Qereti | Blerim Destani | Blero | Ciljeta Xhilaga | Dafina Rexhepi | Dafina Zeqiri

Diellza Kolgeci | Edita Sopjani | Eli Fara | Eliada Ahmeti | Eliza Dushku | Eliza Hoxha | Elsa Lila | Elvana Gjata | Emina Cunmalaj | Eni Koci | Eranda Libohova | Eva Pepa

Ermal Fejzullahu | Fjolla Morina | Florian Mumajesi | Frederik Ndoci | Genta Ismaili | Getoar Selimi | Gjira Kajtazi | Gjyste Vulaj | Greta Koci | Hana Cakuli | Inis Gjoni

Hekuran Krasniqi | Hermes Nikaj | Ingrid Gjoni | Irma Libohova | Jehona Sopi | Jeta Faqolli | Jonida Maliqi | Juliana Pasha | Kaltrina Selimi | Kejsi Tola | Kledi Kadiu

Korab Shaqiri | Kristine Elezaj | Labinot Tahiri Labi | Laureta Meçi | Ledina Celo | Ledri Vula | Leonora Jakupi | Leonora Poloska | Linda Halimi | Lola Luma | Lorena Cika

Luan Bexheti | Mahmut Ferati | Mariza Ikonomi | Meda | Merita Halili | Mihrije Braha | Mima Kastrati | Miriam Cani | Mirsa Kerçeli | Motrat Mustafa | Nik Xhelilaj | Noizy Otr

Nora Istrefi | Poni | Redon Makashi | Reperat Shqiptar | Rezarta Shkurta | Rita Ora | Rona Nishliu | Ronela Hajati | Rovena Dilo | Rovena Stefa | Rozana Radi | Ryva Kajtazi

Sabri Fejzullahu | Seldi Qalliu | Shota Baraliu | Shpat Kasapi | Shpija Kosoves | Sinan Hoxha | Sinan Vllasaliu | Soni Malaj | Teuta Kurti | Valbona Halili | Valbona Mema

Vedat Ademi | Vesa Luma | Vildane Zeneli | Vlora Islami | Xhemi Shehu | Xhensila Myrtezai | Xhesika Berberi | Yllka Gashi | Zajmina Vasjari | Zana Krasniqi | Zanfina Ismaili

Gazeta Shqiptare, Albanian News, Lajme Shqip, Gazetat Shqiptare,

Shpallje, Shpallje Falas, Shpallje Online, Shitblerje, Marketing,

Libri Shqip, Libra ne Gjuhen Shqipe, Libra Shqip Falas

Kosova Love, Chati Vejushkave, Kosova SEX, Vejushka, Kontakto Vejushkat Diaspore, Albanian WebCam Chat,

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online | Albanian Rap

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta Ismajli | Adelina Ismaili | Religion | Dafina

Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet | Filma Shqiptar | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqiptare | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | ABC News | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster