|
Naim Bej
Frasheri 1846 - 1900 |
|
 |
|
Naim Bej Frasheri 1846 - 1900 |
|
|
Naim
Bej Frasheri 1846 - 1900 |
 |
|
|
|
|
|
|
Naim Bej
Frasheri 1846 - 1900 |
|
Figura qendrore e
letersise shqiptare te Rilindjes, ai qe u be shprehes
i aspiratave te popullit per liri e perparim, si poet
i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes
shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher, qe
ishte edhe nje qender bejtexhinjsh. Mesimet e para i
mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht. Qe i
vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu ne
Janine, ne gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti
i tij kulturor u zgjerua se tepermi, njohu letersine,
kulturen dhe filozofine klasike greke e romake, ra ne
kontakt me idete e Revolucionit Borgjez Francez dhe me
iluminizmin francez. Duke pervetesuar disa gjuhe, si:
greqishten e vjter e te rene, latinishten,
frengjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetem
qe mori bazat e botekuptimit te vet, por njohu edhe
poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha keto tradita
poetike ndikuan ne formimin e tij si poet. Me 1870,
pas mbarimit te shkolles, shkoi per te punuar ne
Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye ne
Shqiperi ne klime me te shendetshme. |
Gjate viteve 1872-1877 Naimi punoi ne Berat
e ne Sarande si nepunes. Kjo periudhe pati
rendesi te veçante ne formimin e tij.
Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire jeten e
popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e
tij, gjuhen e bukur e shpirtin poetik te
njerezve te thjeshte, krijimtarine popullore,
bukurine e natyres shqiptare.
Nderkohe vendi ishte perfshire ne ngjarjet e
medha te levizjes çlirimtare, qe do te
sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare te
Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles
ishte Abdyli, vellai me i madh i Naimit.
Naimi dha ndihmesen e vet per krijimin e
degeve te lidhjes ne Jugun e Shqiperise,
perkrahu dhe perhapi programin e saj. Me
1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne
kulm, ai shkroi vjershen e gjate "Shqiperia",
ne te cilen shpalli idete kryesore te
Rilindjes. Me kete krijim Naimi niste rrugen
e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos
perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i
Shoqerise se Shkronjave dhe i levizjes se
atdhetareve shqiptare. Gjithe forcat dhe
talentin ia kushtoi çeshtjes kombetare,
punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe
hartoi libra per te, shkroi vjersha,
perktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar
per zhvillimin e letersise sone, per botim
edhe te shume veprave te autoreve te tjere.
Levizja kombetare, idealet e çlirimit te
Shqiperise, te perparimit e te qyteterimit
te saj, u bene faktori themelor qe ndikoi ne
formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me
veprat poetike e didaktike, kap nje periudhe
te shkurter prej 13 vjetesh (1886-1899).
Vetem ne vitin 1886 ai botoi veprat "Bageti
e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e para",
"Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht
"Deshira e vertete e shqiptareve", "E
kendimit çunavet kendonjetoreja". Me 1885
botoi permbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat"
(enderrimet) me 1888 botoi "Diturite", me
1890 "Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe
fjala fluturake", me 1898 "Historia e
Skenderbeut" dhe "Qerbelane" dhe me 1889 "Historia
e Shqiperise". Semundja dhe lodhja e madhe
ia keqesuan shendetin poetit, zemra e te
cilit pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne
moshen 54-vjeçare, i zhuritur nga malli per
atdheun dhe me brengen qe s'e pa dot te
lire.
Vdekja e poetit qe nje zi e vertete
kombetare. Shqiptaret kishin humbur
atdhetarin e kulluar, apostulin e
shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen dhe
vleresimin per Naimin e shprehu bukur
elegjia e Çajupit, qe niste keshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.
****************************
Naim Frasheri vuri themelet e letersise
kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi
lindjen e nje letersie te re me vlera te
verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e
shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi
fuqishem ne luften e saj per liri e progres.
Naimi krijoi traditen e letersise patriotike,
qytetare, ai solli ne letersi boten
shqiptare, aspiratat jetike te popullit.
Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun,
krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen,
ideja e madhe e çlirimit, formojne thelbin
romantik te vepres se tij. Naimi e afroi
letersine me popullin, duke trajtuar tema te
reja, te ndryshme nga ato te letersise se
vjeter, temat e problemet e kohes.
Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa
faktore, por faktori kryesor ishte jeta e
popullit te vet dhe levizja e tij per çlirim
kombetar.
Naimi njohu disa tradita poetike te huaja,
prej te cilave mori elemente qe u treten
mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por
krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit
ia vuri jeta dhe tradita historike e
artistike e populli te vet. Traditat poetike
popullore, qe perben nje nga burimet e
formimit te tij si poet, i dha shume me
teper nga çdo tradite tjeter. Lidhja me te u
shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se
Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne
radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e
saj.
Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe,
mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e
gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do
te njihte me vone nje zhvillim te metejshem,
per te arritur gjer ne shqipen e sotme
letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar.
Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe
frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te
sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte
poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare,
eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i
shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.
Veprat e Naim Frasherit
Bageti e bujqesi (Herds and Tillage;
Bucharest 1886): a patriotic lyrical poem
O alithis pothos ton skipetaron (The True
Desire of the Albanians; 1886): a patriotic
poem in Greek
Vjersha (Verses; 1886): a collection of
poetry
Lulet e veres (Summer Flowers; 1890): a
collection of poetry
Mesimet (Teachings; 1894): didactic pieces
Parajsa dhe fjala fluturake (The Paradise
and Flying Words)
Histori' e Skenderbeut (Skanderbeg’s Story,
1898): his main work, an epic poem
Qerbeleja (Karbala, 1898): a poem about the
creation of the world according to Islam,
and the Battle of Karbala
Fjalet e qiririt (The Words of the Candle)
Gjuha jone (Our Language)
O Eros (O Love) another Greek poem
Shqiperi, o jetegjate (Albania, to a Long
Life)
Tehajylat (The Dream; 1885) a poem in
Persian
Ti, Shqiperi, me jep nder! (You, Albania,
Give Me Honor)
Tradhetorete (Traitors)
Ujku dhe qengji (The Wolf and the Sheep)
Xhelali dhe Bektashi (Xhelal and Bektash) |
|
|
|
Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
|
|
Albania |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|