|
Ismail Qemali
1844 - 1919 |
|
 |
|
Ismail Qemali 1844 - 1919 |
|
|
Ismail
Qemali 1844 - 1919 |
Me
varrosni ne Kanine Te kem Skelen perkashi, ...
Ismail Qemali |
|
|
|
|
|
|
Ismail Qemali
1844 - 1919 |
|
Frasheri Abdyl
(1339-1892). Patriot demokrat i shquar, nje nga
ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare dhe nje
nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit , Hero i Popullit. |
Ismail Qemali lindi ne Vlore ne nje familje
te pasur me 24 janar te vitit 1844, vdiq ne
Itali nga nje atentat me helm me 24 janar te
vitit 1919. Ishte udheheqes i shquar i
Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryetar i
pare i Shqiperise se pavarur.
Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e
lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine,
me 1859 u vendos me familjen e tij ne
Stamboll, ku u aktivizua ne levizjen
patriotike shqiptare: mori pjese ne
perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te
perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin
e nje shoqerie kulturore shqiptare.
Ismail Qemali (1844-1919)
Ne Perandorine Osmane pati funksione te
rendesishme administrative dhe u shqua shume
shpejt si personalitet me pikepamje liberale.
Postet e tij i perdori jo vetem per te
ndihmuar levizjen ēlirimtare te
bashkatdhetareve, par edhe per te lehtesuar
sado pak gjendjen e veshtire te popujve te
shtypur te perandorise duke luftuar kunder
obskurantizmit e dallimit racor dhe duke
perkrahur perhapjen e kultures e te dijeve
shkencore. Kerkesat e Ismail Qemalit per
zbatimin e reformave demokratike e ēuan ne
konflikt me rrethet konservatore te
Stambollit. U denua nga Porta e Larte me
internim, te cilin e vuajti per 7 vjet. Ne
maj te 1900, per t'u shpetuar ndjekjeve te
Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe
qendroi ne vise te ndryshme te Evropes, ku
vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet
politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi nje aktivitet te
dendur politik per njohjen e Shqiperise ne
opinionin evropian. Ai shpalli boterisht
programin e tij autonomist ne intervista e
artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te
kohes dhe ne organe te huaja. Platforma
politike e Ismail Qemalit. ne pergjithesi
perputhej me ate te ideologeve te tjere te
Rilindjes, por me disa veēori ne lidhje me
rruget e mjetet per sigurimin e autonomise.
Ne kete etape te veprimtarise se tij ai
mendonte te vazhdohej rruga reformiste per
sigurimin e autonomise nga lart, i
shqetesuar se mos kryengritjet i jepnin
shkas nderhyrjes se huaj.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke, ne
krahun perparimtar te saj qe ishte per
njohjen e te drejtave te kombeve te
Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur
keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen
ushtarake. Ne dhjetor te 1908, me gjithe
luften qe i bene autoritetet xhonturke, u
zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne
parlamentin osman ku, se bashku me grupin e
deputeteve patriote, mbrojti interesat e
kombit shqiptar. Ne kete kohe ai kaloi ne
pozitat me te perparuara duke e konsideruar
kryengritjen e armatosur si mjet per
sigurimin e autonomise se Shqiperise. U
dallua si frymezues dhe organizator i
kryengritjeve antiosmane te viteve
1910-1912. Se bashku nie L. Gurakuqin e
patriote te tjere hartoi memorandumin e
Greēes te qershorit 1911 dhe ne fund te atij
viti mori nismen per organizimin e
kryengritjes se pergjithshme te 1912. I
ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit
shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine
osmane t'u jepte shqiptareve autonomine. Pas
fillimit te Luftes se Pare Ballkanike
ndermori se bashku me Luigj Gurakuqin nje
aksion te ri politik per te shpetuar atdheun.
Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912
gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te
atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene ku u
takua me personalitete politike
austro-hungareze dhe me perfaqesues
diplomatike te Fuqive per te shtruar e
mbrojtur ēeshtjen shqiptare duke pasur
parasysh kontradiktat qe ekzistonin midis
fuqive. Ai per ēlirimin e plote te vendit.
Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te
shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe
do te mblidhej per te vendosur mbi te
ardhmen e vendit. U kthye me bashkepunetoret
e tij ne Shqiperi. Ne Vlore kryesoi
mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli
Pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.
28 nentor, 1912
U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.
Ne politiken e brendshme dhe te jashtme te
qeverise kombetare u tregua i prirur per
kompromise me ēifligaret, per te perfituar
nga ndikimi qe gezonin keta ne shtresat e
pasura e te mesme, por edhe i vendosur per
demokratizimin e jetes se vendit, i
vemendshem kundrejt politikes se Fuqive per
te shpetuar ate qe mund te shpetohej ne dobi
te atdheut, por i papajtueshem me ēdo cenim
nga ana e tyre te pavaresise e te
sovranitetit kombetar, i lire nga
paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet
kerkonte te kishte marredhenie miqesore, por
edhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre
per te copetuar Shqiperine. Qeveria e
kryesuar nga Ismail Qemali, ndonese ne
kushte shume te veshtira te brendshme e te
jashtme, mori nje varg masash ne fushen e
ekonomise, te ndertimit shteteror dhe te
kultures kombetare qe hapnin rrugen e
zhvillimit demokratik te atdheut. Mbrojti
prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit
dhe prane kancelarive te Fuqive te Medha te
drejtat e ligjshme te popullit shqiptar,
teresine territoriale te vendit. Ne te
gjitha keto veprime Ismail Qemali u tregua
burre shteti dhe diplomat largpames. Me
politiken e tij ngjalli kundershtimin e
rretheve konservatore e reaksionare
ēifligare si edhe te imperialisteve, te
cilet e rrezuan qeverine kombetare te
kryesuar prej tij ne janar 1914. Vitet e
fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim
Ismail Qemali i perdori ne dobi te ēeshtjes
shqiptare.

Nermin Vlora Falaski
Vepren e tij ne dobi te ceshtjes shqiptare e
vazhdoi mbesa e tij Nermin Vlora.
Falaski.Ajo kreu studimet e larta per
shkencat juridike ne universitetin e Sienes
ne Itali, ndersa u dekorua per gjuhesine e
krahasuar. Njohese e disa gjuheve te huaja
dhe studjuese erudite, numeron mbi 35
vellime poetike, romane, studime, etj. Me
rendesi per kulturen shqiptare eshte studimi
Lashtesia e gjuhes shqipe sipas
dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri ne
Atlantik dhe Pellazget, Iliret, Etrusket,
Shqiptaret
Nenshkruesit e Deklarates se Pavaresise
Delegatet qe nenshkruan deklaraten e
pavaresise ne 28 Nentor 1912 jane: 1)Ismail
Qemali 2)Kacorri(Dom Nikoll Kacorri) 3)Abdul
Aziz Vehbi(Vehbi Dibra) 4)J.Karbunara
5)Elmas Boco 6)Vehbi Arci 7)Qazim Kokoshi
8)J.Minga 9)Rexhep Mitrovica 10)Nebi Sefa (Lushnja)
11)Abdi Toptani 12)Abas Dilaver(Qelkup-a)
13)Mi'hat Frasheri 14)Shefqet Daju 15)Zihni
Abas Kanina 16)Xhelal Kopernacka 17)Hajredin
Cakrani 18)Qemal Elbasani (Karaosmani)
19)Iljas Vrioni 20)Salih Gjuka 21)Dhimiter
Berati 22)Dhimiter Emanuel (Mborja)
23)Dimitri Zografi 24)Murat Toptani
25)Pandeli Cale 26)Luz (Luigj) Gurakuqi
27)Bedri Pejani 28)Spiro (don) Ilo 29)Thanas
Floqi 30)Lef Nosi 31)Dr.H.Myrteza 32)Nuri (Sojliu)
33)Mustafa Asim Kruja 34)M.Ferid Vokopola
35)Ymer Deliallisi 36)Xhemaledin (Xhemal
Deliallisi) 37)A.Rruci 38)Zuhdi Ohria. Dy
emra te tjere ne deklarate jane te padukshem
qarte. |
 |
|
Nėse keni shkrime historike, postoni nė AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
|
|
Albania |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|