|
Ahmet Delia (Ne 95-se vjetorin e renies) |
|
|
|
|
Ahmet Delia (Ne 95-se vjetorin e renies) |
|
Qysh prej Lidhjes se
Prizrenit e deri te viti 1912, ka qene periudha e
intensifikimit te kryengritjet shqiptare per liri.
Asokohe qene mobilizuar ne nje mase te madhe
shqiptaret e malesise se Drenices, te Llapit, Gollakut,
Gjilanit, Gjakoves, Prizrenit e te shume krahinave te
vendit. |
Kryengritesit te udhehequr nga bijte me te
mire te popullit shqiptar, ishin hedhur
fuqishme kunder forcave ushtarake turke ne
veçanti kunder trupave te Shemsi e me vone
edhe te Maxharr Pashes. Ne balle te ketij
organizimit, prinin burrat me nam te kohes
si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa
Boletini, Ahmet Delia e te tjere. Kulla e
Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit
popullor ishte e hapur gjithmone per
çlirimtaret e atdheut. Ahmeti me te birin
Murselin e me shume shoke e bashkeluftetare,
prisnin e percillnin kreret e Levizjes sone
kombetare, te cilet ne kullen e tij,
mblidheshin e bisedonin per nje
kryengritjeje te pergjithshme kombetare
kunder pushtueseve.
Me 1912, per te saten here Hasan Prishtina
kishte shkuar ne kullen e Ahmet Delise, ku
kishte njoftuar te pranishmit se Parlamenti
Turk nuk kishte dashur as te degjonte zerin
e deputeteve shqiptare per t’i plotesuar
kerkesat e tyre. Ai sqaroi me tej, se po ate
dite ne Stamboll, nen kryesimin e Ismail
Qemalit ishte mbajtur nje mbledhje e fshehte,
ku ishte vendosur qe pikerisht ne Kosove, sa
me pare te filloje nje kryengritje e
pergjithshme, e cila do te shtrihej ne te
gjitha viset shqiptare. Te gjithe kreret e
Drenices, qe ishin ftuar enkas aty, e
perkrahen qendrimin dhe vendimin e Hasan
Prishtines dhe te Ismail Qemalit, aty dhane
edhe besen e burrave se do te dhene çdo gje
per liri te atdheut. Kreret e Drenices te
mobilizuar ne kullen e Ahmet Delise te
Prekazit, nisen perfaqesuesit e tyre per ne
Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur te
gjithe kreret e Kosoves, Dibres, Shkodres si
dhe krere te viseve jugore te Shqiperise. Ne
kete Kuvend u aprovua programi me kerkesat
tona kombetare, keshtu qe kryengritja jone
shqiptare mori kuptimin e vertete te nje
kryengritje te pergjithshme.
Nen trysnine e vazhdueshme te kryengritesve
shqiptare, forcat turke u detyruan te
terhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo
terheqje u kurorezua me shpalljen e
Pavaresise se Shqiperise e cila u kurorezua
me 28 nentor te vitit 1912. Nga ana tjeter,
ne menyren me te pa drejt e ne kundershtim
me te gjitha parimet nderkombetare mbi te
drejten e popujve per te jetuar te lire ne
shtetet e tyre sovrane, fuqite e medha
evropiane, njeanshem, duke shkelur mbi
sovranitetin dhe integritetin territorial te
shtetit shqiptare, njohen te “drejten” e
shteteve fqinje serbe e malazeze per
copetimin dhe aneksimin e tokave te
Shqiperise! Evropa ndau tokat tona. Populli
shqiptare u detyruan qe te dale ne mbrojtje
te tokave te veta me te gjitha mjetet qe
posedonte ate kohe, pra edhe me mjete
luftarake. Nga ana tjeter, pushtuesit
barbare sllav, te yshtur nga pasionet e tyre
te uleta ekspansioniste, kryen masakra,
terrorizuan popullaten shqiptare, me qellim
qe te shuajne rezistencen e tyre dhe t’i
shperngulin ata, per te bere me vone edhe
spastrime etnike, me qellim te ndryshimit te
struktures demografike ne Kosove. Prapa
kesaj fshihej qellimi i pushtetit serb, qe
me vone te sillnin kolon serbe e malazeze ne
Kosove, gje e cila ka vazhduar ne forma te
ndryshme, deri ne fund te shekullit te
kaluar!
Xhandarmeria e Pashiqit, veç kishte filluar
reprezaljet neper disa fshatra te Drenices.
Ne njefare mase, pas shpalljes se Pavaresise,
kryengritjet ne Shqiperi sikur kishin
pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetedijshem per
qellimet e Serbise, mblodhi prape kreret e
Drenices ne kullen e tij, dhe se bashku me
trimat, aty bene edhe nje Kuvend duke
kujtuar besen e dhene!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e
dhunshme te xhandarmerise serbe, sa po
shtrengonin dhe po ashpersonin rrathet e
krimeve mbi popullin tone. Siç e thote edhe
kenga : “ Ky Ahmeti çka thane: a e kem besen
siç kemi dhane! ”... Aty ishte dhene edhe
nje here fjala e burrave se do te rezistojne
me te gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer
as jeten ne mbrojtje te tokave dhe
popullates sone, duke i dale ne mbrojtje:
vellai vellait, fqinji fqinjit, fshati
fshatit...
Nje grup prej 13 xhandaresh serb, pak dite
pasi qe ishte dhene “ besa e burrave”, ne
kullen e Ahmet Deliut, kishin mesyre
Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe
plaçkitur dy - tri shtepi ne Prekaz. Lajmi
kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili leshoi
zerin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa
te mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa
humbur kohe, mori sepaten dhe i leshoi ze te
birit Murselit, qe te shkonin ne mbrojtje te
Halilit, fqinjit te tyre!... Kenga popullore
rrefen per kete histori tragjike dhe heroike:
...“ Te Halili jane hi shkinia,
Bertasin robt, piskasin femija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...
Ahmeti dhe Murseli, marrin sepatat shpejt e
shpejt, duke vrapuar ne drejtim te shtepise
se fqinjit te tyre. Ne deren e oborrit, ata
lene ne vend rojen serbe, ne brendesi te
oborrit. Murseli ia nxjerr pushken nje serbi
dhe fillon te godase me ç rast vret disa
xhandar.
Ahmet Delia mesyne kullen, Ne te hyre te saj,
ne shkalle ndeshet me nje tjeter xhandar dhe
e godet me sepate...
...” Me sakice na i ra ne balle
Tana trute ia qiti n’shkalle”...
Perleshja ishte e ashper. Nderkohe Ahmeti
plagoset rende, kurse trimat tjere te
Prekazit, si: Rame Islami , Xheladini,
Jetullahu, Hajredini e te tjere kishin
rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...
Ne kete qendrese heroike te burrave te dheut,
te cilet kishin lidhur besen per ta mbrojtur
atdheun, ra ne altarin e atdheut, Ahmet
Delia, e disa te tjere u plagosen. Nga
ekspedita e xhandareve 12 mbeten te vrare,
ndersa shpetoi nje prej tyre.
...” Prej 12-teve pshtoi Jovani
Shkon tuej ike per rreth nje gardhi
Bane kuku na faroi Prekazi”...
Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy
oreve xhandarmeria serbe e rrethit te
Mitrovices kishin marre lajmin e hidhur. Ata
ishin bere gati qe te sulmojne fshatin me
forca tjera shtese, mire po trimave te
Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e
beselidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin
zene pozitat per ta mbrojtur fshatin me çdo
kusht. Kur xhandaret serb po i ofroheshin
Prekazit, kishin verejtur se do te dilnin te
humbur. Per te mos u bere gjakderdhja me e
madhe, ata sikur i ishin bindur nje grupi
xhandaresh Austro- hungarez, te cilet me te
degjuar kete lajm, nga Mitrovica kishin
shkuar ne Prekaz me nje pajton me dy pale
kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndermjetesuar
mes trimave te Drenices dhe xhandarmerise
serbe. Ishin marre vesh qe te dorezohet
vetem trupi i Ahmet Delise i cili kishte
qene pa shenja jete, gjoja per ta derguar ne
spital! Forcat e xhandarmerise serbe, duke e
pare se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, ate
e groposin ate ne arat e fshatit Ternavc,
fshat ky rreth 4 km. ne veri te fshatit
Prekaz. Veprimtaria per çlirimin e atdheut
ne Drenice vazhdoi nen udheheqjen e trimit
te shquar Shaqir Smakes, nderkaq pas renies
se tij Levizjes i priu Azem e Shote Galica.
Gjate tere kohes se rezistences per çlirim
kombetar, Murseli i biri i Ahmet Delise
ishte nder luftetaret me te shquar, dhe mu
per kete Azem Bejta e kishte edhe njeriun me
te afert te tij. Murseli nuk e hoq per as
nje çast pushken nga krahu. Ai vdiq ne vitin
1930 ne rrethana misterioze ne nje spital te
Shkupit. I vetmi trashegimtar i Murselit,
nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij,
Zeneli i cili nuk jeton me. E tere
veprimtaria e Ahmet Delise ishte ne sherbim
te organizimit te rezistences per çlirimin e
atdheut.
Sot kur e perkujtojme Ahmet Deline, ne 95
vjetorin e renies se tij heroike, kujtojme
edhe rezistencen e panderprere, gati nje
shekullore per t’u çliruar nga okupatori
serb. |
|
|
|
Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
|
|
Albania |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|