|
|
|
|
|
Jeton
boten e tij me tri Dashuri |
|
Musa Ramadani eshte
nje krijues specifik, qe jeton ne boten e tij te
veçante, i rrethuar me dashurine per Kafken,
Aleksander Moisiun dhe Veroniken. Ndoshta ka edhe
ndonje dashuri tjeter enigmatike, por ende nuk e ka
zbuluar |
Musa Ramadani i takon rangut te krijuesve te
medhenj te letersise sone, i cili me
shkrimet e tij ka arritur ta ndertoje
individualitetin e vet. I takon brezit te
shkrimtareve, te cilet kane lene gjurme ne
letersine tone bashkekohore. I lindur ne
vitet e erreta te Luftes se Dyte Boterore, i
shkolluar ne kohet konfuze te mbreterise se
sistemit tjeter ku beheshin diferencime,
burgosje, vrasje e shperngulje masive, Musa
Ramadani ne heshtje futej ne boten magjike
te librit ku gjente ngushellim per vuajtjet
qe perjetonte populli i tij. Ne boten
magjike te librave, Musa Ramadani lundronte
ne aventurat e personazheve te romaneve duke
shetitur vende perrallore, duke kaluar neper
beteja e luftera nga me te ndryshmet per t’u
ndalur ne dashurine qe perjetonte heroi me
te dashuren.
Ndryshe nga te tjeret ne shkrime
Bukuria ishte ajo qe Musa Ramadanin e kishte
futur ne kthetrat e dashurise. Po ç’ishin
kthetrat dhe pse thuhej kthetrat te
dashurise, mendonte ne vete i riu per ç’gje
kishte krijuar opinionin e tij qe ato i
konsideronte si nje lloji pelhure e
mendafshte e dashurise. Kjo pelhure e
mendafshte dashurie ngadale te perkedhelte e
te mbeshtillte jo trupin, por shpirtin ku
individi ndjente kenaqesine dhe lumturine e
jetes. Kthetrat i quante si diçka roberuese,
shkaterruese e pelhura e mendafshte ishte me
perkedhelese, me afer shpirtit. Per kete
ndoshta mendimi i tij ishte krejt gabim, por
Musa Ramadani kishte filluar te futej ne nje
bote ku tjeret nuk mund te hynin. Ishte bota
e tij qe e kishte fituar nga leximet e
autoreve te njohur boterore dhe kete bote
imagjinative nuk donte ta nderronte me
askend. E pse ta nderronte? Me çka ta
nderronte? Ne boten reale dukej varferia e
vuajtjet e perhershme te bashkefshatareve te
cileve nuk mund t’u ndihmonte veçse t’i
ftonte t’i bashkengjiteshin botes magjike te
librit. Si mund t’u ndihmonte te tjereve kur
per vete kishte gjetur strehimin shpirteror
qe nuk mund t’ia ndalonte e as merrte askush.
Ne libra zbulonte autore ne ze qe ua
percillte zhvillimet e jetes se personazheve
dhe natyrisht te vete autorit. Impresionuese
iu kishte dukur jeta e Kafkes, stili i
shkrimeve te tij. “Ky eshte ai...”, kishte
belbezuar ne vete nje dite. “Çka eshte ky
fare Kafka?!”, do ta kishte pyetur ndonje
injorant po te ishte afer tij. Askush nuk
ishte prane e askush nuk e degjoi e ndoshta
as vete nuk e kishte degjuar veten. As tash
nuk e di, kishte folur me vete apo nuk
kishte thene asnje fjale, por nje gje e di
se ate dite kishte medituar shume gjate,aq
gjate sa Kafka ishte shnderruar ne Musen e
Musa ne Kafken. Ate dite vetes ia kishte
dhene obligim qe ne shkrime te jete ndryshe
nga tjeret, ne shkrime te krijoje stilin dhe
figuren e vet. Po te tjeret, a nuk shkruanin
ndryshe? Secili duhet te shkruaje ne menyren
e vet, ne heshtje i kishte thene vetes.
Mbase edhe ne paraqitjet publike, Musa
Ramadanit nuk i interesonte se çka thone e
çka bejne te tjeret.
Dashuria si shpetim dhe frymezim
Musa Ramadani me shume se tridhjete vjet ne
te njejten kohe zgjohet, ne te njejten kohe
e pine kafene e mengjesit, ne te njejten
kafe çdo dite e lexon shtypin dhe ne te
njejtin vend e shohim ne te njejten tavoline
me shtypin ditor ne dore. Here eshte i
shoqeruar me ndonje krijues tjeter e here
vete, por me shume vete, sepse edhe kur
eshte ne shoqeri me te, ai nuk flet.
Bashkebiseduesi apo shoqeruesi mund te flase
e Musa te degjoje me ore pa thene as “po” e
as “jo”, sepse ai jeton ne boten e tij. Ai
jeton me personazhet e tij ose qe i ka vene
ne veprat e tij, ose me ato qe do t’i vere
me vone. Mendimet e tij ia leshon lirshem i
magjinates ku nuk ka ndalesa kufijsh, nuk ka
tortura, por vetem kreativitet artistik,
bukuri dhe dashuri. Veronika eshte plage e
vjeter apo ndoshta plage e pasherueshme.
Veronika eshte jeta dhe dashuria shpirterore
e perjetshme. Maratonja e Prizrenit Veronika
eshte plaga dhe dashuria e tere shqiptareve,
por Musa eshte ai qe e perjetesoi dhe nje
dite per dashurine do te shkruan: “ Dashuria
ofrohet si buka, si uji, si liria...
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si
shpetimi..." E cili njeri ne bote dashurine
nuk e kerkon si ajrin? Dashuria eshte
shpetim dhe frymezim per shkrimtarin tone
Musa Ramadanin, siç ishte dhe eshte per çdo
njeri ne bote, por krijuesit jane ata qe
dashurise ia kushtuan vargjet me te mira,
pikturat e skulpturat me te bukura. Dashuria
eshte vete jeta, por qe Musa Ramadani e ka
skalitur ne vepren e tij per ta bere te
perjetshme.
Musa Ramadani e ka edhe nje dashuri tjeter,
por kesaj radhe nje figure qe mahniti boten
me lojen e tij ne teatrot me prestigjioze te
botes – Aleksander Moisiun. Per jeten e
ketij aktori shqiptar me renome boterore,
Musa Ramadani do ta shkruaje nje drame.
Shihet se shkrimtari eshte inspiruar nga
jeta e Aleksander Moisiut, andaj ia fillon
ta shkruaje vepren, sepse ky e perjeton
shpirterisht suksesin dhe vuajtjet e aktorit
tone.
Veprat e medha teatrale gjithnje kane qene
vepra subverzive qe i sulmojne
pergjithesisht problemet e ndryshme
shoqerore si besimin, idete, modelet,
imazhin e njeriut te nje civilizimi apo te
nje shoqerie te veçante. Me kalimin e kohes,
historia e letersise i shlyen keto konflikte,
apo se pakut mundohet t’i injoroje ne menyre
qe lexuesin/shikuesin ta qetesojne duke i
prezantuar vepra me pak te ngarkuara me
histori dhe levizjet historike. Por shikuar
ne origjine te gjitha kryeveprat boterore,
edhe nese nuk afirmohen ne kete aspekt, ato
sulmojne, rrahin, revoltojne, pengojne,
shkaktojne dhembje dhe natyrisht dashuri.
(«Le théatre contemporain»)
Ne gjurme, nje dashuri tjeter enigmatike
Shkrimtari yne, Musa Ramadani, i inspiruar
nga jeta dhe veprimtaria e figures se njohur
evropiane Aleksander Moisiut, ben kerkime
duke rremihur ne te kaluaren artistike qe te
na ndriçoje pjeset e jetes se pandriçuara te
aktorit tone qe asokohe tundi boten teatrale.
Aleksander Moisiu ishte apo nuk ishte
shqiptar ?! Nuk do mend se rreth origjines
se aktorit, autori Musa Ramadani as qe do te
humbe kohe, sepse ai ishte shqiptar. Boshti
i drames pikerisht qendron ne ate se si
Aleksander Moisiu trajtohet nga gjermanet
per origjinen e tij shqiptare dhe si aktori
i perjeton periudhat e ndryshme te jetes se
tij. Pavaresisht se teksti i Musa Ramadanit
here pas here bie ndesh me ate qe thuhet,
duket qartazi se drama eshte thurur me nje
admirim dhe perkushtim te madh. Vete futja e
shkrimtarit ne labirintet me te fshehta te
jetes se aktorit Aleksander Moisiut qe
publikut t’ia zbuloje sekretet me intime te
aktorit na jep te kuptojme se autori Musa
Ramadani, ka ngritur nje ngrehine me nje
arkitekture tejet origjinale te ketij zhanri.
Duke u thelluar ne jeten emotive dhe ate te
suksesit profesional te Aleksander Moisiut,
autori menjanon, qellimisht apo pa te,
befasite, intrigat, dashurine, dinamizmin…
Duke njohur shkrimet e meparshme e te
mevonshme te shkrimtarit Ramadani, duket se
qellimisht ka dashur te ndertoje nje
ngrehine qe do te shkelqente vete jeta dhe
suksesi i Aleksander Moisiut.
Musa Ramadani eshte nje krijues specifik qe
jeton ne boten e tij te veçante i rrethuar
me dashurine per Kafken, Aleksander Moisiun
dhe Veroniken. Ndoshta ka edhe ndonje
dashuri tjeter enigmatike, por ende nuk i ka
bere te njohura per publikun e gjere. Ne
pritje te ndonje zbulimi te ndonje
fshehtesie tjeter me padurim lexuesit presin
botimin i librit tani me te perfunduar per
Kafken.
eshte fitues i shume çmimeve dhe
shperblimeve letrare, por Musa as qe
deshiron te flete per to, sepse ato i
takojne se kaluares. Musa jeton per te
ardhmen. |
|
|