|
Tim Shkupi: I nderuar z. Adnan Abrashi,
ne kontaktin e pare me AlbaNurin vitin e
kaluar, ju na derguat librin e Nostradamusit,
te cilin ne e kemi botuar ne internet. Prej
asaj kohe ju keni qene edhe nje nder
bashkepunetoret tone me aktiv me shkrime
tjera. A mund te na tregoni se publikimi i
librit tuaj ne AlbaNur ka pasur efektin e
vet te lexuesit e internetit?
Adnan Abrashi: Gjithmone kompjuterin dhe
internetin e kam pasur kryekeput si nje mjet
praktik. Kisha degjuar per shume WEB-e
shqiptare qe ishin te publikuara ne
internet, por, gjithnje kam qene i bindur se
ato jane vetem kende adoleshente ku
komunikojne dhe shkembejne mendimet te
rinjte tane, andaj, perveē si nje vizitor
kureshtar, kur nuk kam menduar se ndonjehere
do te jem bashkepunetor dhe pasionues i
ndonjeres prej saj. E, pra, per kete, e
keni fajin ju-AlnaNur-i. Qe nga momenti
kur hasa ne kete faqe shqiptare, une u
impresionova dhe thjesht u dashurova ne te.
Ne fillim si vizitor, por me vone mendova se
edhe une mund te jap ndonje kontribut te
drejtperdrejte ne te. Keshtu, falenderuar
ekipit tuaj te mrekullueshem i cili me
pranoj duarhapur, duke i potencuar mjaft
shkrimet e mia ne kete faqe, e pash te
arsyeshme qe si dhurate lexuesve te saj,
tju ofroj falas librin tim te pare te
shkruar si veper, Paratheniet e
Nostradamusit, i cili, ne kohen kur ishte
edituar si liber, kishte ngjallur nje
interesim te konsiderueshem tek lexuesit
kosovar.
Edhe pse sot, pas sa viteve te botimit te
saj, kur ndonjehere e marr ne dore kete
veper, edhe vete shoh se ajo ka mjafte
mangesi nga me te ndryshmet, por, gjithnje
mbetem i inkurajuar me faktin se, une isha
shqiptar i pare, qe se paku me disa faqe te
shtypura dhe ne menyre origjinale, u morra
me prezantimin sado modest te ketij
parathenesi te madh boteror, tek i cili, ne
mes tjerash, kam verejtur se, ne
parashikimet e tija voluminoze per te
ardhmen e shume popujve dhe shteteve te
botes, nuk jane anashkaluar as shqiptaret.
Krahasuar me jehonen atebote qe pati ky
liber tek lexuesi kosovar, befasia ime me e
madhe ishte pas publikimit te saj ne AlbaNur.
Sa e sa njerez qe me nihnin, me pergezonin
dhe uronin. Mjafte sosh, me jane drejtuar ne
adresen time elektronike si dhe me telefon.
Pas kesaj eksperience te fituar, tek atehere
u binda se promovimi i vertete i botimit te
vepres simeParatheniet e Nostradamusit, u
realizua vetem kur ajo u botua ne AlbaNur.
Nuk dyshoj se ju kete e dini, por edhe une,
si njeri prej shume deshmitareve tjere, e
vertetoj me plote bindje se AlbaNuri eshte
faqe me e vizituar gjitheshqiptare ne
internet.
Tim Shkupi: Ju keni shkruar disa letra edhe
personaliteteve politike, por ne kete
interviste me ju, ne do te permendim letren
drejtuar liderit te PDK-se, z. Hashim Thaēi.
A mendoni se kjo leter ka pasur interesim ne
forumin tona aq sa duhet?
Adnan Abrashi: Pranoj se une nuk jam
kurrfare gazetari me pretendime serioze qe
te paraqitem ne opinionin ne cilesi te
ndonje analisti politik. Jam vetem nje
intelektual qe, ne krahasim me masat e gjera
popullore, realitetin tone te tashem politik,
e veēanerisht kombetar, tentoj ta shoh nga
nje kendveshtrim ndoshta pak sa me te
avancuar. Fundja, kjo duhet te jete obligimi
moral i ēdo intelektuali te mirefillte: ta
mbaj gjithmone anen e popullit te vete dhe
ti sherbej atij pa kurrfare kushti dhe
interesi personal si synim. Nuk di sa kam
qene vertet ashtu ne jete? Kete le ta thote,
ne rend te pare, biografia ime modeste, si
dhe shume te tjere qe me njohin mire. Pa
marre parasysh sa jam treguar dhe sa
tregohem jo partiak apo apolitik ne jete,
luften e fundit te UĒK-se, e konsideroj si
njera prej faqeve me te ndritshme te
historise se popullit tone. Fatkeqesisht,
kjo lavdi kombetare, nen presionin e lakmive
individuale materialiste te disa lidereve
tane politik, nga njera ane, dhe interesave
te erreta te shume shteteve historikisht
armiqesore per shqiptaret, nga ana tjeter,
qe u shpalosen permes FANTOM institucionit
te instaluar nderkombetar ne Kosove (UNMIK),
tentohet te mohohet ose minimizohet me ēdo
kusht ky realitet.
Ne shqiptaret, gjate historise tone te
hidhur, kemi pasur shume tradhtare, por,
kurdohere qe jemi bashkuar si komb, me
kryengritjet tona ndaj pushtuesve te
ndryshem, e kemi dridhur Ballkanin dhe boten
ne pergjithesi.
Une nuk i befasohem fare disa lidereve te
tashem politik sharlatan qe permes birucave
te vogla dhe kanaleve te tjera te dyshimta
kane depertuar ne pushtet, por, ne nje
moment u ndjeva i zhgenjyer nga nje
personalitet te cilin e kam ēmuar dhe e ēmoj
si atdhetar te pa shoq. E ky eshte z. Hashim
Thaēi. Ende mendoj se ai nuk ka gabuar por
eshte ne lajthim?. Ende mendoj se ai eshte i
arsyeshem dhe kupton, prandaj edhe ia bera
kete leter.
Pra, nje leter te hapet, sikur thote populli
nga zemra e plaste. E botova ate se pari
ne AlbaNur dhe me vone ne agjencine e
lajmeve KOSOVAPRESS. Nga mediet e shkruara,
ate se pari e botoi gazeta e jone e
perditshme ditore Epoka e Re Pas
publikimit te saj ne opinion, une vertete
perjetova nje befasi dhe mrekulli te madhe.
Pasi qe, kjo leter e hapur ishte me qellime
te mirefillta dhe aspak tendencioze, perveē
nga populli ne pergjithesi, shume mire ishte
pritur edhe nga anetaret dhe udheheqesja e
gjere e PDK-se. Sigurisht, nga AlbaNuri, me
vone, kete leter e kishin publikuar edhe
shume faqe tjera shqiptare ne internet.
Sinqerisht, mbetem me shprese se ajo eshte
pranua mire edhe nga vete z. Hashim Thaēi.
Si me kete leter, ashtu dhe me disa shkrime
tjera, PROMOVUESI im i pare si analist
politik (te them kushtimisht ashtu) ishte,
kush tjeter, veēse AlbaNuri. |